Basha: Audio-përgjimi i Xhafajt, ja provat e faktet pse hetimi është manipuluar nga Rama

Lulzim Basha, kryetari i opozitës ka ritheksuar sot se audiopërgjimi i Agron Xhafajt është i vërtetë dhe ka paraqitur provat se si qeveria po e manipulon këtë çështje duke prishur provat:

“Videoja ( e audiopërgjimit)  është e pamanipuluar, zëri në të është i Agron Xhafajt. Regjistrimi është i vërtetë. Sado të manipulohen hetimet ,nuk do t’ia dalin dot – tha Basha.- Shikoni faktet dhe gjykoni vetë:

Së pari, Prokuroria ka çuar në angli një kopje të videos të marra nga mediat dhe jo origjinalin bruto. Kjo është bërë me qëllim.

Fakti i dytë: kampionet e zërit të Agron Xhafajt janë marrë në shkelje të çdo proçedure, janë të dobëta dhe kjo është bërë me qëllim që të mos identifikohet.

Loading...

Së treti, ekspertiza angleze nuk përjashton mundësinë që zëri në video dhe ai në laborator – të çuara ma kast me cilësi të dobët – mund të jetë i Agron Xhafajt.

Pra, Prokuroria nuk ka asnjë fakt që ka manipulim. Në hetimin e Prokurorisë mungon Agron Xhafaj që nuk është marrë nën pyetje. Pra është bërë hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pa e marrë në pyetje Agron Xhafajn!”

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.