Barcelona hedh sytë sërish nga Willian, zbuloni ofertën

Barcelona ka shfaqur përsëri interesimin për brazilianin e Chelseat ku ata e kërkuan me ngulm jo më larg se para një viti.

Skuadra katalonase është gati që ta ofrojë Malcomin për ta marrë Willianin.

Malcom ka dështuar në pjesën e parë të sezonit  në “Camp Nou” dhe klubi është gati që ta shkëmbejë atë me Willianin, për të cilin kishte një interesim të madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Barcelona bëri tri oferta për Willianin gjatë verës mirëpo pa sukses, dhe pastaj u kthye kah Malcom, të cilin e transferoi nga Bordeauxi.

Kujtojmë që William nuk është operacion i lehtë pas edhe Chelsea e shikon si lojtar të nevojshëm për ekipin.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.