Barcelona bën ofertën e fundit për Nejmarin, 100 milionë euro plus dy lojtarë

Mesazhi në kopertinën e numrit të së mërkurës të “L’Equipe” ishte i qartë: oferta e fundit e raportuar nga Barcelona drejt PSG-së për Nejmarin ishte një “marrëveshje shumë e keqe”. Megjithatë, ata ngrenë një pikëpyetje, nëse refuzimi i të gjitha tentativave të Barcelonës për transferimin e 27-vjeçarit është diçka e zgjuar.

nejmar

 

 

Ditën e martë, klubi katalanas bëri ofertën e fundit për të rikthyer sulmuesin brazilian. Barça ofroi 40 milionë euro dhe kartonin e Filipe Kutinjos dhe Ivan Rakitiçit, por as Leonardo dhe as presidenti i PSG-së, Naser AlKhelaifi, nuk e gjykuan si biznes të favorshëm për kampionët e Francës.

Por “Sky Sport” në Gjermani, njoftoi se katalanasit dje u rikthyen sërish në Paris, me ofertën 100 milionë euro plus dy lojtarë: në pjatën e PSG ka 6 emra: Kutinjo, Dembele, Rakitiç, Semedo dhe Malkom. Emri i gjashtë mbetet mister. Me pagesën e klauzolës së Antuan Grizmanit (120 milionë euro), kampionët e Spanjës gjenden ngushtë financiarisht për të përballuar një tjetër sforco ekonomike të përmasave edhe më të mëdha, kështu që po bëjnë të gjitha përpjekjet për të përfshirë lojtarë, në mënyrë që të ulin ofertën kesh për “O Ney”.

Klubi francez e di që ylli i tyre kërkon të rikthehet në La Liga, por ata mendojnë se kanë të drejtën për t’ua ofruar lojtarin edhe klubeve të tjera të Europës, përfshirë Realin, Bajernin dhe Juven. Edhe një klub me fuqinë e tyre e di se nuk mund ta mbajë pa dëshirë një futbollist pavarësisht nga kontrata. Tereza Mej, ish-kryeministrja e Britanisë, thoshte për “Brexit” se zero marrëveshje është më mirë se një marrëveshje e keqe. Por, nuk iu desh shumë gjatë për të kuptuar se ajo e kishte gabim. A do të ndjekë edhe PSG shembullin e saj?

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.