Banorët e Fushë-Krujës pa ujë prej 24 orësh, Ujësjellësi nuk jep afat për zgjidhjen e problemit

Qyteti i Fushë-Krujës së bashku me fshatrat përreth ka mbetur pa ujë të pijshëm prej më shumë se 24 orësh.

Sipas Ujësjellësit, shkak i lënies pa ujë i më shumë se 50 mijë banorëve është një defekt në sistemin e pompimit në fshatin Hasan.

Loading...

Të kontaktuar nga Report Tv, drejtues të Ujësjellësit thonë se ende nuk e dinë se sa kohë i duhet për të rregulluar defektin.

Këto defekte dhe probleme në pompat që furnizojnë 50 mijë banorët, janë bërë të shpeshta për banorët të cilët po përballen gjithnjë e më shumë me mungesën e ujit.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.