Banda e Elbasanit/ Bylykbashi sulmon Prokurorin Osmani: Vepron me telekomandën e pushtetit

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka sulmuar Prokurorin Gentian Osmani, pas publikimit të vendimit që mban firmën e këtij të fundit, për kalimin për kompetencë në prokurorinë e Elbasanit, të dosjes që lidhet me ngjarjen në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit në shtator 2017.

Oerd Bylykbshi fbPër Bylykbashin, veprimet e Osmanit janë shembulli që tregon se si prokuroria “vepron me telekomandën e pushtetit”.

Loading...

 

 

“Prokuroria e Krimeve te Renda paska thënë sot se nuk ka kompetence te hetoje krimin e rende te nje prej bandave me te rrezikshme te Elbasanit, e cila në shtator të vitit 2017, pothuaj vrau punonjës policie në një ngjarje të ndodhur në hyrje të Tregut Ushqimor të Elbasanit. Policia e fshehu ate ngjarje derisa u denoncua publikisht nga Kryetari i PD Lulzim Basha. Prokurori Gentian Osmani, me anë të një shkrese zyrtare të drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka njoftuar se nuk ka kompetencë për të hetuar kete bande. Por ama, nga ana tjeter, Prokuroria e Krimeve te renda eshte e gjitha e angazhuar per te shpetuar te denuarin per trafik droge Agron “Geron” Xhafa dhe trafikante e kriminele te lidhur me qeverisjen e Edi Rames permes hetimit te ‘provave’ per kallzim te rreme te fabrikuara ne zyren e Fatmir Xhafes”, shkruan deputeti në një shënim në Facebook.

“I njejti prokuror qe shpall sot moskompetence per hetimin e krimeve te renda te bandave te Elbasanit, keqperdor Prokurorine e Krimeve te Renda per te hetuar, teresisht jashte kompetences se Krimeve te Renda, kallzimin qe ka bere narkotrafikanti Agron Xhafaj per ‘kallezim te rreme’ qe nuk eshte krim i rende.‎ Ky eshte produkti i reformes Rama-Xhafaj, nje prokurori qe vepron me telekomanden e pushtetit”,mbyllet reagimi i ligjvënësit demokrat.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.