Balla: Berisha është mësuar që çadrën ta bëjë pistoletë. Paloka të shkarkohet si nënkryetar Kuvendi

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka quajtur një turp të madh gjithë sa ndodhi në sallën e Kuvendit, e për këtë turp, PS nuk mund të tolerojë më që ai që e kreu, të vazhdojë të jetë në postin e nënkryetarit të Kuvendit.

balla kuvend

Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Balla ka thënë se “Në seancën e ardhshme PS do të depozitojë kërkësën për shkarkimin nga posti të Edi Palokës”.

“Gjithcka u bë në një seancë solemne si është momenti i votimit të marrëveshjes për anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe në prezencën e një miku të vyer jo se është kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut por se është personalitet i rëndësishëm i shqiptarësisë.

Berisha ia ka marrë dorën që cadrën ta bëjë pistoletë dhe shiringën ta bëjë stilograf. Të bëhen hetimet  për turpin që kreu nënkryetari i Kuvendit. Më lejoni tu them se grupi i PS nuk duron më që nënkryetari të jetë Paloka dhe në seancën e ardhshme do depozitojmë kërkesën për shkarkimin”- tha ai.

Pyetur për protestën e opozitës, Balla tha: Nuk kam asnjë koment, opozita është vaj me det por nuk i takonte Shqipërisë edhe ky turp.

BAlla-Ramarama boje kuvend2rama boje kuvendrama boje kuvend7rama boje kuvend4rama boje kuvend5

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.