Balla bën një status për Berishën: Plak i rrjedhur, Izet Haxhia erdhi…. prit

  Deklaratat e ish-kryeministrit Berisha dje në studion e Eni Vasilit duket se nuk i kanë pëlqyer aspak kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai e ka quajtur Berishën një plak të rrjedhur, dhe e ka kërcënuar me rihapjen e dosjes së Azem Hajdarit, dhe me kthimin e Nuel Kalajt për çështjen CEZ.

Berisha u shpreh dje se brenda vetë PS-së ka disa klane, dhe Edi Rama po i ngul Xhafajt disa thika, duke përdorur dhe Taulant Ballën.

Loading...

Reagimi i Ballës: Të dashur miq, më thonë që në një studio televizive ky karrikatura ka përfolur emrin tim apo të kolegëve të mi. Sikur një e njëmija e çfarë vjell përditë ky plak i rrjedhur të ishte e vërtetë, unë nuk do të qëndroja në detyrat që mbaj.

Por ky karrikatura është në hall të madh. Litari që e ka mbajtur në 28 vite këtë dordolec të varur në politikën shqiptare po këputet, për të rënë e për të mos u ngritur kurrë.

Makthi i tij për vete dhe familjarët e vet është shumë i madh. Nuk ka ilaç që i shëron.

Izet Haxhia erdhi dhe dosja duhet rihapur!
Nuel Kalaj do të vijë së shpejti dhe do të flasë!

E mor Sali ku do biesh…

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.