Avokati që shoqëroi dje Agron Xhafajn, dikur përgjegjës për ekstradimin e tij

- -, Portalet
0

Avokati Ardian Visha, që shoqëroi dje Agron Xhafajn, teksa ky i fundit vendosi t’u dorëzohej autoriteteve italiane, ka qenë dikur përgjegjës për ekstradimin e vëllait të ministrit, në cilësinë e Drejtorit të Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Mëngjesin e djeshëm, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u dorëzua tek autoritetet italiane për të vuajtur dënimin prej 7 vitesh e 2 muajsh burg për trafik ndërkombëtar droge.

Xhafaj u nis me një avion linje herët në mëngjes dhe është shoqëruar në këtë udhëtim nga avokati Ardian Visha.

Hetimet për Agron Xhafajn kanë nisur në vitin 2000 nga anti-mafia e Leçes, kurse dënimi është dhënë nga Gjykata e Kasacionit e Leçes, në vitin 2013, ku Xhafaj u dënua me 7 vite e 2 muaj burg, për trafik ndërkombëtar droge.

Ardian Visha, gjatë periudhës së arrestimit dhe hetimeve ndaj Agron Xhafajt në Itali, ka shërbyer si Prokuror pranë Gjykatës së Lartë për dhjetë vjet, në periudhën 1998 – 2008.

Në të njëjtën kohë, ka qenë Drejtor i Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe zëdhënës i këtij institucioni.

Në periudhën 2003-2005, Fatmir Xhafaj, mbante postin e ministrit të Drejtësisë në qeverinë e pestë të Fatos Nanos, kurse Visha ka qenë Drejtor i Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithëm.

Drejtoria në fjalë që merret edhe me ekstradimet e shtetasve në kërkim.

E thënë shkoqur gjatë perudhës kur Agron Xhafaj hetohej dhe ndaj tij kishte një proces gjyqësor në Itali, drejtor i Departamentit që është përgjegjës ndër të tjera edhe për ekstradimet ishte Ardian Visha, i cili sot është avokat i lirë dhe shoqëroi mëngjesin e djeshëm Agron Xhafajn drejt Italisë. /Hashtag.al

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *