Avioni i AlbaWings pëson defekt,panik në aeroportin e Tiranës/ “Zbrisni shpejt se mos plas”

Vijojnë talljet me udhëtarët shqiptarë në aeroportin me taksa më të larta në rajon. Këtë herë, veç vonesave të shumta e shtyrjeve të njëpasnjëshme të fluturimeve, edhe në momentin kur një avion vendos të niset sipas qejfit, pëson defekt.

Siç raportohet nga udhëtarë të shumtë, avioni i kompanisë AlbaËings ka pësuar defekt sapo ka tentuar të niset.

Bëhet fjalë për shqiptarë që do të fluturonin nga aeroporti “Nënë Tereza” për në aeroportin e Firenzes në Itali.

Sapo kanë hipur të gjithë pasagjerët dhe janë akomoduar, avioni është nisur, por rrotat i kanë marrë flakë.

Kjo situatë paniku i ka kapur të papregatitur udhëtarët dhe stjuardesat, të cilat u kanë kërkuar të zbresin me urgjencë.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga JOQ.al,të rinj e të moshuar nxitojnë të zbresin nga avioni për të shkuar në drejtim të autobusëve që i shoqërojnë në hyrje të aeroportit.

Ngjarja sapo ka ndodhur, por siç imagjinohet, deri më tani askush nuk i ka lajmëruar se ç’do të bëhet me ta dhe kur do të nisen në ndonjë moment të dytë.

As kompania nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.

Njëri udhëtarëve që priste të fluturonte, shprehet për JOQ:

Loading...
Jemi në aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë. U nisëm për në Firenze të Italisë dhe avioni pësoi defekt. I morën flakë gomat dhe na zbritën me shpejtësi se mos plas na thanë. Tani thonë se do vonohet nisja”.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.