Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë, Gjiknuri: Do ketë dy rrugë alternative

Qeveria ka parashikuar që për vitin 2019 të shpenzojë rreth 23 miliardë lekë në investime për transportin rrugor, e ndarë në investime dhe mirëmbajtje.

Damian Gjiknuri në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese

Damian Gjiknuri në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese

Segmentet kryesore që do të financohen me paratë e buxhetit janë bypass-et e Fierit dhe Vlorës dhe rruga Kardhiq Delvinë. Por, sipas ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, buxheti i vitit 2019 realizon mbështetjen e nevojshme për kontratat e Partneritetit Publik-Privat, për Rrugën e Arbrit, akset ThumanëKashar, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat. Ministri Gjinuri u ndal edhe te çështja e koncesionit të rrugës Tiranë-Durrës.

Sipas Gjiknurit, kjo rrugë do të jetë me pagesë, por qytetarët do të kenë mundësi që të përdorin pa paguar dy rrugë alternative që lidhin kryeqytetin me portin më të madh të vendit.

Loading...

“Që të zgjerosh këtë rrugë me paratë e buxhetit, do të duhem mbi 200 milionë euro, gjë që ne nuk e kemi. Një rrugë, e cila vërtetë do të jetë me pagesë dhe këtu s’kemi pse ta fshehim, por do të kemi parasysh se do të ketë dy rrugë alternative, pjesë e kësaj kontrate koncesionare të mundshme pa pagesë. Ne kemi parashikuar edhe fonde për të marrë kompani ndërkombëtare inxhinierike të supervizimit”, u shpreh Gjiknuri.

Krahas kësaj, ministri u ndal edhe te ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, ku u shpreh se ky është një investim që do të bëhet edhe nëse nuk arrihet marrëveshja me kompaninë turke. “Jemi në negociata për Aeroportin e Vlorës, të cilin edhe nëse ne nuk i përfundojmë këto negociata në kohën e duhur, shumë shpejt, do të tentojmë çdolloj mënyrë, përfshirë edhe skemën nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport. Janë parashikuar të gjitha hapësirat buxhetore nga Ministria e Financave që të mbulohen brenda limiteve që na lejon hapësira për financimin e Partneriteteve Publik-Privat, të kemi mundësi ta bëjmë këtë aeroport vetë.

Sepse e ardhmja e turizmit shqiptar nuk mund të mbahet peng nga mungesa e një aeroporti. Ndryshe, ne nuk do të kemi turizëm pa bërë një aeroport në Vlorë. Çdo gjë tjetër është një iluzion. Shqipëria nuk mund të ketë turizëm në 1 apo dy muaj, Shqipërisë i duhet patjetër një aeroport në Vlorë, në mënyrë që të aksesohet një pjesë e territorit të jugut, sidomos zonat që kanë potenciale të mëdha turistike”, tha Gjiknuri.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.