audio-përgjimin e vëllait të ministrit Xhafaj. Salianji, Alibeaj dhe Bardhisot në prokurori

Dy deputetët e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji së bashku me këshilltarin ligjor Gazmend Bardhi sot janë thirrur të paraqiten në Prokurori në lidhje me audio përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm.

Tre zyrtarët pritet që të paraqiten sot në orën 10:00 në ambientet e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Prokuroria i kishte thirrur të enjten e shkuar zyrtarët demokratë por për shkak të angazhimeve të tyre me seancën plenare, orari u shty.

Të martën e kaluar oficeret e policisë gjyqësore morën audio-përgjimin e publikuar dhe kanë nisur hetimet për verifikimin e saj. Në audio përgjim PD pretendon se vëllai i Fatmir Xhafës, Agron Xhafaj, bën pazare me një person tjetër për trafikun e drogës.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.