As për shtatorin “Arena Kombëtare” nuk është gati

Federata Shqiptare e Futbollit, kërkonte me çdo kusht që inaugurimi i “Arenës Kombëtare” në Tiranë, të ndodhte në ndeshjet e shtatorit, që Shqipëria luan në kuadër të kualifikueseve për Europianin 2020.

Arena-Kombetare

 

 

Përkatësisht, ndeshja e raundit të pestë në grupin H, luhet në transfertë ndaj Francës, më 7 shtator, ndërkohë që ndeshja e gjashtë, luhet brenda, më datë 10 shtator ndaj Islandës.

Pikërsht, ndaj ekipit islandez, kërkohej që të inaugurohej edhe “Arena Kombëtare”, si afati i dytë, teksa herën e parë u premtua muaji qershor, por as ai nuk u arrit.

Fasada Arena Kombetare

Por, mesa duket edhe shtatori nuk është një mundësi reale. Në impiant ende kryhen punime, e për më tepër as tapeti i blertë nuk është shtruar ende, ç’ka e bën praktikisht të pamundur të luhet aty pas rreth 20 ditësh.

Diçka të tillë e konfirmon edhe vetë UEFA, ku në faqen e saj zyrtare në internet, është caktuar   në takimin e datës 10 shtator, që nis nga ora 20:45.

dsa

Në tetor, Shqipëria luan dy ndeshje në transfertë, ndaj Turqisë dhe Moldavisë, dhe mbetet nëntori që ianugurimi të kryehet ndaj Andorrës apo Francës, të dyja ndeshje që luhen në shtëpi.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.