Artistja ruse pikturon nudo kancelaren gjermane Merkel, mbi një ari të kuq

Artistja ruse Ekaterina Moré, ka befasuar me pikturën e saj të fundit.

Ekaterina Moré, ka paraqitur kancelaren gjermane Angela Merkel, mbi një ari të kuq.

Imazhet e pikturave të saj me femra, janë marka e saj tregtare. Artistja 42- vjeçare Ekaterina Moré ka përjetësuar në telajo femra të famshme si kampionen botërore në boks, Regina Halmich apo futbollisten Claudia Effenberg. Kësaj here ishte radha e kancelares Angela Merkel!

Në pikturën e More, kancelarja portretizohet nudo mbi një ari të kuq në sfondin e një peizazhi të gjallë.

Në një prononcim për gazetën gjermane ‘BILD’ artistja Ekaterina More tha:

 Doja të theksoja sensualitetin e Angela Merkel, sepse ajo nuk është vetëm një politikane por edhe një grua. Është e vështirë të pajtohet me të dy rolet e saj kancelarja Merkel”.

Sipas saj ariu i kuq simbolizon Rusinë.

Artistja Ekaterina More shton më tej:

Piktura mund të mendohet se si Merkel fiton mbi arushën ruse, ose ajo është rrëmbyer nga ariu, të dyja janë të mundshme dhe të dyja mund të jenë të vërteta”.

Artistja Ekaterina More vjen nga qyteti rus i Shën Petersburg dhe jeton në Meerbusch.

Ajo dëshiron që t’ia shesë pikturën e saj kancelares Merkel.

Deklarata e artistes:

Nëse nuk ka interes, unë do t’ia jap atë presidentit rus Vladimir Putin”.
Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.