Artan Fuga: Rinia ka humbur besimin te institucionet dhe qeveria

Akademiku Artan Fuga ka komentuar protestat e studentëve dhe kërkesën për dialog nga ana e kryeministrit duke theksuar se refuzimi ndaj kësaj kërse vjen pasi ka humbur besimi te qeveria dhe institucionet.

Fuga gjithashtu përmendi se refuzimit të dialogut i shtohen edhe arsye të tjera si pikëpamjet e ndryshme duke përfshirë ato politike dhe jo politike.

“Është padyshim që midis rinisë, mes politikave qeveritare, por edhe institucioneve ka një humbje besimi. Ka një lloj bjerje e atij mirëkuptimi që duhet vendimet sa më shpejt. Ka një ngërç në këtë marrëdhënie.

Nuk dua t’i shtojë edhe më shumë elementë të ngatërruar kësaj pazzle, por dua të them që nga ana e zotit kryeministrit kërkohen përfaqësues të dialogojë, sepse është e pamundur të dialogojë dhe ky nuk është mekanizmi i duhur përball një mase të tillë. Studentët kanë kërkesa të ndryshme, ka pikëpamje të ndryshme, politike dhe jo politike dhe nuk mund të presësh që ato në dhjetë ditë të kenë një mirëkuptim”- tha Fuga.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.