Arta Marku rigjen dosjet e vjedhura nga burri i Rovena Gashit për “Kurum” dhe i dërgon në gjykatë. Sa para ka marrë Dritan Gina nga turqit?!

- -, Lajme
0

Zbulohet përfundimisht arsyeja përse burri i Rovena Gashit refuzonte të dorëzonte detyrën e kreut të komanduar të Prokurorisë së Elbasanit. Afera e Dritan Ginës, i mbështetur fort përmes së shoqes Rovena nga Adriatik Llalla, për të zhdukur dosjet e abuzimit dhe të mashtrimit nga kompania turke “Kurum” ishte një ndër arsyet që gati ra në “krye” të detyrës për të mos dalë nga zyra e kryeprokurorit të Elbasanit.

Ndërkohë Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku  ka zbuluar arsyen e konfliktit brenda Prokurorisë së Elbasanit, që solli dhe vjedhjen e tre dosjeve të rënda në këtë prokurori, gjë që shkoi në organet ligjzbatuese dhe në ambasadën amerikane në formën e padisë dhe të ankesës.

Dosja “Kurum” është një nga shkaqet pse u zëvendësua prokurorja Armanda Xhaferi, nga ish-titullari i Prokurorisë Elbasan, Dritan Gina. Detajin e zbulon vetë Prokuroria e Përgjithshme, ku informon ndër të tjera se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet e ka dërguar në gjyq çështjen penale Nr. 1087 të vitit 2015, në ngarkim të administratorit dhe drejtorit të blerjeve të kësaj shoqërie.

“Procedimi i mësipërm është një prej procedimeve, për të cilat u zëvendësua prokurorja Armanda Xhaferi, nga ish-titullari i Prokurorisë Elbasan, Dritan Gina”, thuhet në njoftimin për shtyp ku njoftohet dhe dërgimi i çështjes penale në gjykatë, pasi në dhjetor 2017 prokurorja Armanda Xhaferi bëri një kallëzim në polici për Dritan Ginën, asokohe drejtues i prokurorisë së Elbasanit, duke e akuzuar për “shpërdorim detyre”. Ajo pretendonte se Gina kishte marrë pa dijeninë e saj tre fashikuj hetimorë që i kishte për korrupsion. Ndërkohë Gina ditën e shkarkimit nga kryeprokurorja Marku deklaroi se humbja e dosjeve të prokurores ishte sajesë.

“Përballë asaj fushate denigruese që u bë, zgjodha heshtjen. Shfrytëzuan naivitetin, për të mos thënë injorancën e saj profesionale për të organizuar një kallëzim sajesë. Ju siguroj që të tre dosjet janë në hetim nga prokuroria e Elbasanit, madje njëra prej tyre sapo është dërguar për gjykim”, deklaroi Gina kur u shkarkua.

Por ja ku paska qënë problemi. Dritan Gina ishte shumë i “nevrikosur profesionalisht” te dera e prokurorise për krimet e rënda, teksa deklaroi para mediave se “ketu eshte bere me thene, Shqiperi hesapi”… E drejtë pasi me turqit ishte marrë vesh mirë e bukur dhe del një shqiptare, prokurore kjo si Armanda apo më pas si Arta kryeprokurore dhe i prishin punë. Kështu që ka dalë në skenë dhe efekti i parë i “kurës” Arta Marku si Kryeprokurore e përkohshme, ia ktheu dosjen prokurores së çështjes Armanda Xhaferi, prokurorja e çështjes sapo u kthye në detyren e saj dërgoi dosjen për kompanine më të madhe të hekurit në gjykatë për mashtrim…

“1. Koray ZEYTINOGLU, i datëlindjes 17.06.1977, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën e Administratorit të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 – 2012;

I akuzuar për kryerjen e veprave penale të:

1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe

2) “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), dhe pika 2, të K.Penal.

  1. Yücel AKSU, i datëlindjes 09.01.1982, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën e Drejtorit të Blerjeve të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 – 2012;

I akuzuar për kryerjen e veprës penale të:

1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal,

si dhe ndaj

  1. shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, me NIPT K02727230T, aktualisht me me zyrë qëndore: Tiranë, Njesia Administrative Nr.5, rruga “Ibrahim Rugova”, pallati nr.14 KT, “Green Park”, apartamenti nr.39, kati 6.

E akuzuar për kryerjen e veprave penale të:

1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe

2) “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), e pika 2, të K.Penal” janë akuzat në drejtim të drejtuesve të “Kurum”.

Ndërkohë që prokuroria ka bërë she shpjegimin me detaje se çfarë kanë mashtruar drejtuesit më të lartë të kompanisë turke “Kurum”, të cilën e mbronte me forcë Rovena-Tiku-Dritani.

“Nga hetimet e kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka rezultuar e provuar se, përgjatë dy viteve 2011-2012, të pandehurit Koray ZEYTINOGLU dhe Yücel AKSU, duke vepruar përkatësisht në detyrën e Administratorit dhe Drejtorit të blerjeve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, kanë organizuar dhe zbatuar një skemë mashtruese lidhur me blerjen e lëndës skrap.  Konkretisht, nga hetimet ka rezultuar se faturat tatimore te blerjes së lëndës skrap nga shoqëria “KURUM INTERNATIONAL” SH.A prej 4 (katër) shoqërive të tjera “Kurbini” sh.p.k me qendrë në Laç, “ERAD&XHT“ sh.p.k me qendër në Tiranë, “R&B 2011“, sh.p.k me qendër në Fushë-Krujë, dhe “Kavaja-CO“ shpk me qendër në Kavajë, janë të falsifikuara pasi këto shoqëri nuk kanë ushtruar asnjëherë aktivitet skrapi. Dy të pandehurit Yücel AKSU dhe Koray ZEYTINOGLU, në cilësinë e përfaqësuesve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, përkatësisht, kanë nënshkruar dhe më pas depozituar, të dhënat mbi këto fatura tatimore të falsifikuara, pranë Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, dhe mbi bazën e këtyre dokumenteve të falsifikuara shoqëria  “KURUM INTERNATIONAL” SH.A ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga skema e rimbursimit me TVSH-në. Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky aktivitet kriminal i përfaqësuesve të shoqërisë “KURUM INTERNATIONAL” SH.A është kryer edhe me shoqëri të tjera me qendër në Tiranë dhe në Durrës”, thuhet në shpjegimi zyrtar dhe ligjor të Prokurorisë.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *