Arsimimi i administratës, 5 bashki me punonjës pa arsim

 Numri më i madh i punonjësve të administratës publike është i arsimuar në universitetet publike të vendit, por një pjesë jo e vogël ka një diplomë universiteti privat.

       Të punësuarit e arsimuar jashtë Shqipërisë janë ende shumë pak, megjithëse ka një trend në rritje. Të dhënat bëhen të ditura nga raporti i fundit i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil pas analizimit të rreth 4500 individëve.

“Kemi 90 për qind, ose 3969 universitet publik brenda vendit, kemi 397, ose 9 për qind në universitetet private brenda vendit dhe nga jashtë vendit kemi 70, ose 1 për qind”, thotë Pranvera Strakosha.

Loading...

Referuar precedentit “Kristal”, ku falsifikoheshin diploma universitare, Komisioneri nuk ka gjetur asnje rast të tillë në administratën publike. Sipas analizës për vitin 2017, rezulton se në adminsitratën publike punojnë 65 persona me një diplome të këtij universiteti.

“Thjesht në dosjet e personelit shikohet lloji i diplomës që është, ose origjinale, ose i njësuar me origjinalin. Nëse ne do të konstatonim në një moment, ose do të kishim dyshime të arsyeshme, sigurisht do ia referonim menjëherë Ministrisë së Arsimit, ose Prokurorisë”, shton Strakosha.

Ndërkohë, në 5 Bashki të vendit, në Lezhë, Lushnje, Sarandë, Librazhd dhe Kukës një numër punonjësish rezultojnë pa arsimim.

“Kemi 67 me arsim të mesëm dhe 28 që nuk plotësojnë kriteret e vendit të punës, që do të thotë nuk kanë diplomë master, sepse nuk duhet të kesh vetëm diplomë bachelor, por duhet të kesh edhe diplomë master. Nuk kanë certifikaten e auditit, nuk përshtatet arsimimi me kërkesat e vendit të punës”, deklaron Komisionerja/top channel

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.