Arsenal largohet turpshëm nga FA Cup

- Sport
0

Kupa FA humb fituesin në fuqi të turneut që në turin e tretë të këtij aktiviteti. Arsenali i ka dhënë lamtumirën turneut që e ka gjithmonë ndër prioritetet e sezonit pas një disfate turpëruese që nuk është mbyllur pa polemika kundër Nottingham, me rezultatin 4-2.

Dy gola të Eric Lichaj në pjesën e parë, i dyti një goditje e rrallë, si dhe penalltitë e Brereton dhe Dowell siguruan këtë sukses për ekipin vendas, ndërsa Mertesacker dhe Welbeck gjetën rrugën e rrjetës për “topçinjtë”.

Megjithatë ndeshja nuk u mbyll pa polemika në minutat e fundit. Kur rezultati ishte 3-2 dhe Arsenali po kërkonte me ngulm golin e barazimit, Nottingham fitoi një penallti. Dowell shënoi nga pika e bardhë duke rrëshqitur dhe prekur topin edhe me këmbën tjetër ndërsa godiste, por gjyqtari kryesor e cilësoi të rregullt gjuajtjen e tij duke sinjalizuar për golin e rezultatit që më pas do të rezultonte ai që do të vendoste rezultatin përfundimtar 4-2. 

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *