Arrestohet shkodrani i akuzuar për vrasje

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin “dora e hekurt”, ku ka arrestuar shtetasin Artan Koçeku, 29 vjeçari i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Ai është aktor i vrasjes së ndodhur në vitin 2017, ku mbeti i vrarë shtetasi, Angjelin Shkambit. Policai bën ë ditur se: “Kapet dhe ndalohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje, i cili qarkullonte me armë zjarri me fishek në fole, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17.12.2017 ku ka mbetur i vrarë shtetasi Angjelin Shkambit.

Në vitin 2017, i riu ka vrarë me armë zjarri, duke e qëlluar me disa plumba në kokë, shtetasin Angjelin Shkambi. 35-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij në afërsi të varrezave të Stom Golemit.

Si ndodhi vrasja në 2017-ën?

Angjelin Shkambi është qëlluar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targa AA 275 BF, teksa po dilte nga varrezat e fshatit.

Ngjarja ka ndodhur pranë një zone banimi, pranë një dyqani lulesh, por askush nuk ka dëgjuar të shtëna. Mendohet se vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ose autori ka përdorur silenciator.

Motivi
Angjelin Shkambi është ekzekutuar nga miku i tij Artan Koçeku, i cili sipas prokurorisë së Shkodrës i kishte dhënë disa vite më parë, 30 mijë euro borxh Shkambit. Viktima dhe autori i krimit njiheshin së bashku dhe se kanë pasur në disa raste marrëdhënie huaje financiare me njëri-tjetrin. Por ajo që e rëndon akoma dhe më tepër situatën është se autori i krimit Koçeku, kishte përfituar 7 ditë lejë nga burgu i Fushë-Krujës.

 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim,  falë informacioneve të mara në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “IRON HAND”, ku si rezultat është kapur dhe ndaluar shtetasi:

Artan Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Pog, Shkodër.

Ky person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në momentin e kapjes nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e  D.V.P Shkodër. Për këtë shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17. 12. 2017, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “pistoletë” me fishek në fole dhe një krehër me fishekë që i përkiste një arme tjetër zjarri tip “pistoletë”.

Gjithashtu, në automjet së bashku me këtë person, ka qenë edhe shtetasi  Rr. D.,  24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” “.

Më tej policia Sqaron se: “Shtetasi Artan Koçeku i cili ka përfituar leje shpërblimi nga burgu i Peqinit ku vuante dënimin për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, për veprën penale “Vjedhja me armë”, nuk u paraqit në vendin e vuajtjes së dënimit në ditën e caktuar. Gjatë kësaj kohe me datë 17.12.2017, ky person ka vrarë me armë zjarri shtetasin A. Sh.  35 vjeç, banues në Pulaj, Velipojë, Shkodër.

I njëjti person në vitin 2018 është përfshirë në një konflikt me armë, dhe gjatë ndjekjes nga Policia, ka braktisur mjetin në fshatin Shtoj I Ri dhe ka mundur të largohet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit””.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.