Arrestohet nën/komisari,se vodhi telefonin e një të arrestuari në policinë e Korçëspp

Dhënie ndihmë dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Sendet e bllokuara polici e ka zvarritur dhe në fund fare i ka dhënë.

111

Një oficer policie ka përfunduar në prangat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pasi akuzohet se i ka vjedhur një telefon celular një të burgosuri, për të cilin prokuroria kishte dhënë urdhër për kthimin e tij.

Në pranga përfundoi E.S. 39 vjeç, banues në Korçë. Ai ishte me detyrë O.P.Gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  telefoni që i përkiste një shtetasi të arrestuar më parë, e sipas vendimit të Prokurorisë oficeri duhet t’ja kthente në cilësinë e sendit të bllokuar në momentin e ndalimit”, sqaron policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë e pezulloi dhe nisi menjëherë ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës ndaj oficerit të vënë nën akuzë.

Rasti u denoncua mbrëmë në emisionin “Stop” ku të burgosurit i ishin sekuestruar tre telefona, një “Alcatel”, një “Nokia” si dhe një telefon inteligjent “Samsung”.

I riu Ergis Zenelak nga Devolli, ishte arrestuar në vitin 2017 për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë arrestimit, iu sekuestruan tre telefona celularë dhe në momentin që ka kryer dënimin, Prokuroria ka urdhëruar kthimin e sendeve personale.

I riu thotë se për kthimin e tyre ishte ngarkuar oficeri Edjon Stela, i cili i kishte kthyer dy telefonat e thjeshtë por jo atë Samsung. I riu tha se oficeri e kishte zvarritur duke i thënë se materialet janë në Tiranë.

111111112

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.