Arrestohen 16 persona nga policia greke

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të armëve kryesisht kallashnikovë dhe municioneve u godit nga policia greke në zonën e Kretës. Grupi kriminal ishte i angazhuar në import dhe trafikim të armëve dhe municioneve.

Si pjesë e operacionit të gjerë, u ndaluan njëmbëdhjetë shtetas grekë dhe pesë të huaj, gjashtë prej të cilëve u arrestuan, të moshës 59, 55, 54, 42, 31 dhe 64-vjeç, për krime që lidhen me formimin dhe pjesëmarrjes në një grup kriminal aktiv.

Sipas hetimeve, autorët kishin importuar nga Shqipëria armë luftarake dhe municioni. Ai përbëhej nga dy “bërthama”.

Sipas policisë greke, grupi shqiptar vepronte në nëngrupe të veçanta, të cilët ishin përgjegjës për grumbullimin e numrit të kërkuar të armëve dhe municioneve, ndërsa grupi i grekëve në Kretë, kryenin transportimin e mëtejshëm të porosive.

Transporti i paligjshëm u krye me kamion, i drejtuar nga një 59-vjeçar dhe një shoqërues 54 vjeçar. Mendohet se armët mund të kenë dalë nga mali, duke përdorur kullotat në pronësi të pasagjerit.

Hetimi policor tregoi se nga nëntori i vitit 2018 e deri më sot, ky grup i veçantë kriminal kishte kryer katër importe të një numri municionesh të pacaktuar nga Shqipëria.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.