Arrestimi im politik’: Ja çfarë tha Bardh Spahia para gjykatësve

Po zhvillohet në këto momente seanca për masën e sigurisë në ngarkim të ish-deputetit Bardh Spahia, që po mbahet në Gjykatën e Shkodrës.

Në fjalën e tij para gjykatësve, Spahia mësohet se është shprehur se Gjyqi në ngarkim të tij është politik. Arrestimi im është me prapaskenë politike. Gjykata duhet të vlerësojë dhe të shikojë fakte të vërteta”, mësohet të ketë thënë Spahia.

Ndërkohë që ish-deputeti Ervin Salianji është takuar paraprakish me Spahian ku ka publikuar edhe një foto të përbashkët ku shkruan

“Ne gjykatën e Shkodrës!  Me Bardh Spahinë, i burgosur politik i 2019!

Çdo regjim në agoninë e vet bën marrëzi! Rama ndërton strategji me arrestin e përfaqësuesve politikë të opozitës dhe me këto strategji te dala boje kërkon të provokojë opozitën dhe shoqërinë për konflikt!”

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.