Arrestimet/ Ish-ministri i LSI: “Peshqit e ngordhur” nuk jua lajnë dot zhulin

Pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka, ka ardhur dhe reagimi i ish-ministrit të drejtësisë, Ylli Manjani,

Ai i ka cilësuar dy ish-socialistët si peshq të ngordhur.

Manjani në një status në Facebook shkruan se ndaj qeverisë se “nuk jua lan dot zhulin burgosja as Arben Ndokës e as Arben Çukos, të cilët duhet të ishin arrestuar kohë më parë, meqë ra fjala”.

Postimi i Manjanit

Me arrestime “peshqësh të ngordhur” nuk mund të justifikohen mosarrestimet e përbindëshave të krimit!

Loading...

Nuk jua lan dot zhulin burgosja as Arben Ndokës e as Arben Çukos, të cilët duhet të ishin arrestuar kohë më parë, meqë ra fjala.  Trafikantë droge, bashkëpunëtorët e tyre në shtet, penguesit e drejtësisë, zhdukësit e provave e dëshmitarëve, fabrikuesit shtetërorë të provave, koncensionarë që pastrojnë paratë e qeveritarëve, grabitës të pronës e pasurive publike, marrësit e borxhit publik, pa harruar aspak dhunuesit e kushtetutës që duan të falin hapësirën detare Greqisë për 1 milion Euor, etj si këto janë ende të lirë…

Jo vetëm me dy, por me një qamet standartesh është sjellja zyrtare e Rilindasve!

Kur flasin dhe për drejtësi, të hapin barkun! Ndërkohë ata vetë e kanë shkelë ligjin me të dy këmbët. E kanë shkelë shumë më rëndë se ato që arrestuan sot për ti hedhë hi syve publikut.  As skandalet që priten të bëhen publike nuk mund ti sfumojnë këto arrestime… Zullumi është trashur shumë.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.