Apel i doktorit të njohur: Mos shkoni për kurim në klinikat turke, ja ç’më ndodhi mua

Një doktor i njohur në Kosovë ka ngritur alarmin për të mos shkuar në spitalet turke.

Sipas doktorit Hasan Simnica klinikat turke nuk i plotësojnë as kushtet minimale për një trajtim rehabilitues por thjesht shqiptarët harxhojnë paratë atje.

Simnica thotë se vetë turqit zgjedhin të trajtohen në Gjermani për sëmundjet pasi mjekësia e tyre nuk i ka mundësitë për kurim.

Ai madje tregon një rast se si ka dërguar një pacient në një klinikë turke dhe atje i kanë thënë se do të punonin deri sa të harxhoheshin paratë që kishte dërguar Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Statusi i plotë:

Loading...
Qeveria ua falë edhe 35 milionë euro turqve.
Pse Kosova bashkëpunon me turqit e jo me Europiane?????
Një ngjarje para 8 muajeve dërgimi një pacienti në Istanbul në një Klinik për Rehabilitim.
Pasë arritjes në atë Klinik qysh në momentin e parë u pa se ajo Klinikë nuk i plotësonë ase kushtet minimale për trajtim rehabilitues.
I them familjes së pacientit se nëse unë vendosi ather kthehemi në Kosovë prapë se kjo Klinikë nuk i ka ase kushtet minimale për trajtim.Në këtë konteksflas edhe me Dr kryesore që ishte edhe pronar i kësaj Klinike.
I them se çfarë mundësie rehabilituese edhe çfarë plani trajtues keni për pacientin????
Përgjegjie:Ne me mundësitë tona të vogla , do të tentojme të punojmë deri sa të hargjohen 30,000 mije 💶 që ishin Financuar një pjesë e madhe nga Ministria e Shëndetësisë Kosovë.
Plan trajtuese nuk kemi por në momentin që hargjohen 💶 kthehet në Kosovë, një natë më shumë i kane dhënë asnjë gjë më shumë .
Paciente të ndëruar mos zgjedhni Turqin si destinacion për trajtimin tuaj jashtë vendi por Europen ,sepse nëse aty ka mundësi juve të ju ndihmohet ather është Europe e jo Turqi kur ata vetë vijnë në Gjermani për trajtim.
Nuk kam asgjë kundër Turqeve por mos shpresoni në medicin që nuk i kanë mundësitë për ta bërë një gjë të tillë .
Kompanitë Turke të aviacionit e udhëtarëve marrin edhe pacientë të ndryshëm nga Prishtina në kombinim të pagesës të 4 uleseve edhe pacientë edhe me infekcione apo edhe plage të infektuar duke rrezikuar edhe jetën udhëtarëve tjerë,bile bile edhe kufoma në Kabinat ku janë udhëtarët.
Thuani stop që Turqit të ju konsiderojnë juve si njerze të Rangut të fundit.”

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.