Anija kozmike e NASA-s zbulon planetin e gaztë 23 herë më gjigant se Toka

Sonda e lëshuar nga NASA, që si mision ka “gjuetinë” për planetë të jashtëm, ka zbuluar tre eksoplanetë ose botë që ndodhen jashtë sistemit tonë diellor.

Planeti i ri është 23 herë më gjigant se Toka në përmasa.

Agjencia Hapësinore ka lëshuar në prill të  vitit 2018 sondën e quajtur Transiting Exoplanet Survey Satellite ose shkurt Tess, e cila për mision ka zbulimin e planetëve të cilët ndodhen jashtë sistemit tonë diellor.

Dhe, misioni Tess si duket po sjell rezultate.

Planeti i ri quhet HD 21749b.

Planeti i sapo zbuluar orbiton rreth një ylli të ndritshëm dhe të afërt, i cili është rreth 53 vjet dritë larg në yjësinë Reticulum.

HD 21749b duket se ka periudhën më të gjatë të orbitimit krahasuar me tre planetët e zbuluar deri më tani nga Tess. Planeti i ri është 23 herë më i madh se toka, që do të thotë se ka gjasa të jetë i gaztë dhe jo shkëmbor dhe ka një atmosferë më të dendur se Neptuni ose Urani.

Zbulimi i tij u njoftua nga shkencëtarët në takimin vjetor të Shoqërisë Astronomike Amerikane në Seattle.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.