Analiza/ Osmani: Përpara se ta nënshtrojnë një popull e çmendin atë. Eksperimenti me të cilin i nënshtrojnë majmunët dhe shqiptarët!

Nga Kreshnik Osmani

Per ta nenshtruar nje popull, per ta mbajtur nen kontroll dhe per ta mbajtur ate plotesisht te shtypur, jane bërë shumeë eksperimente dhe vazhdojne te behen studime te medha edhe ne ditet e sotme. Kjo ndodh per nje arsye shume te thjeshte. Nje popull qe te nenshtrohet duhet me pare te çmendet, te budallallepset dhe te mbahet nen kontroll nepermjet disa instumentave shume te fuqishem dhe shume ndikues dhe ato jane:

1- Varfëria

2- Kërcënimi, dhuna dhe frika.

3- Propaganda dhe media.

Keto jane tre instrumenta shume te fuqishem per ta nenshtruar nje popull dhe per ta mbajtur ate nen kontroll. Sigurisht, qe njerezit jane aq te ngarkuar dhe aq te stresuar prej ngarkesave te mbijeteses sa e kane gati te pamundur qe te konstatojne dhe te kuptojne imtesisht eksperimentin qe kryhet me ta, me qellim perfundimtar çmendjen e tyre. Kasta kerkon te marre nen kontroll sferat e trurit te popullates pergjegjese per mendimin, analizen, frymezimin dhe rebelimin dhe duke kontrolluar keto energji te fuqishme qe garantojne infrastrukturen e perpjekjes njerëzore per nje jete dinjitoze, ata krijojne masa te çmendura njerezish te cilet merren me njeri-tjetrin ne vend qe te merren me politikën dhe me shkaktaret kryesore te dhimbjeve te tyre. Kjo eshte nje strategji dhe nje metode qe e kane perdorur kohe me pare disa shkencetare, te cilet kane eksperimetuar me disa majmune per te mberritur ne fund ne perfundime te qarta si drita e diellit.

Nje grup shkencetaresh moren pese majmune para disa koheve dhe i futen ne nje dhome te erret. Ne mesin e dhomes vendosen nje pale shkalle dhe ne maje te shkalleve vendosen disa banane. Kur njeri prej majmuneve ngjitej ne shkalle per te kapur bananen shkencetaret u hidhnin majmuneve te tjere uje te perveluar. Pas nje fare kohe te shkurter, çdo majmun qe ngjitej ne shkalle per te kapur bananen, haste nje rezistence te jashtzakonshme nga majmunet e tjere dhe e godisnin ate duke mos e lejuar qe te ngjitej te kapte bananet. Pasi kaloi pak kohe, asnje majmun nuk guxonte te ngjitej tek shkalla sado e madhe qe te ishte “joshja” dhe provokimi. Pas nje fare kohe shkencetaret e ndrruan njerin prej pese majmuneve me nje majmun te ri dhe sapo ai perpiqej te ngjitej ne shkalle per te kapur bananet, kater te tjeret e godisnin ashper per ta ndaluar ate majmun qe te ngjitej ne shkalle sepse e dinin të gjithë se i priste uji i valuar. Pasi provoi disa here, majmuni i ri hoqi dore nga bananet, sepse kishte ngrene dru sa herë që ishte përpjekur, por megjithate nuk e kishte marre vesh kurrë arsyen perse ishte rrahur e ndaluar.

Me pas shkencëtaret e nderruan edhe nje majmun te dyte dhe me te ndodhi e njejta gje qe i kishte ndodhur majmunit te pare te ri. Edhe majmuni i dytë gjithashtu hengri dajak dhe nuk e mori vesh kurre perse ishte rrahur dhe perse ishte ndaluar të ngjitet për të marrë bananen. Pjesmarres ne rrahjen e tij ishte edhe majmuni i pare i ri, i cili kishte bere si koleget e tij por nuk e dinte perse po godiste, sepse ky nuk e kishte provuar kurre ujin e perveluar. Keshtu pra, shkencetaret i nderruan te gjithe majmunet me majmune te rinj te cilet nuk e kishin provuar kurre ujin e valuar ne lekure. Megjithekete, majmunet vazhduan te gadosin çdokend prej tyre qe perpiqej te ngjitej ne shkalle per te marre bananen pa e ditur perse e bejne kete. Po te na jepej mundesia te pyesnim majmunet: “Perse e godisni njeri –tjetrin” – sa here ndonjeri prej tyre provon te ngjitet ne shkalle, me siguri pergjigja e tyre do te ishte: “Ne e godasim njeri-tjetrin por arsyen përse e bëjmë këtë nuk e dime”.

Kjo eshte menyra me e mire per t’i çmendur majmunet, per t’i perplasur me njeri-tjetrin dhe per t’i mbajtur perjetesisht nen kontroll dhe keshtu bananet mbeten gjithmone per parine që qeveris. I njejti eksperiment po behet me shqiptaret prej këtyre që na qeverisin dhe ndihmesit e tyre qe jane elitat financiare oligarke. media dhe portalet qe sigurojne propaganden dhe hutine. Kjo është arsyeja përse populli e godet pa meshire çdokend qe thyen urdherat e oligarkise financiare e politike pa e ditur dhe pa e patur kokrren e idese se perse e bejne këtë!/ Puls7.com

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.