Analiza/JA PËRSE POLITIKA E SHBA NUK INKURAJON OPOZITËN E BASHËS l POR ËSHTË NË FAVOR TË SHQIPËRISË!

Nga Avokati Altin Goxhaj

Një Analizë që nuk duhet ta neglizhoni pavarësisht nga gjatësia e detyruar e tekstit (por mund t’u sqarojë shumë pikëpyetje një herë e mirë):
JA PËRSE POLITIKA E SHBA PËR MOS INKURAJIMIN E OPOZITËS SË LYL SOROSIT ËSHTË NË FAVOR TË SHQIPËRISË!

Lylzimsat e metë, ende të patretë, kujtojnë se Amerikanët janë po aq idiotë sa ata! Slogani i tyre politik është “TË IKË NJË HERË EDVERI SI E KEQJA MË E MADHE PASTAJ SHPËTOJMË SE VJE LYL SOROSI”!

Pra sipas tezës që ka shpik Lyl Sorosi dhe që ua shpërndajnë me copy paste lylzimsave nga zyrat e propagandës së SHQYP që drejtohen nga njerëzit e Soros dhe çeta e servilëve:
“TË IKË NJË HERË E KEQJA RAMA PASTAJ SHOHIM E BËJMË” nuk ka rëndësi se kush vjen në pushtet!

Madje kur debatojnë me kritikët e Lylit kopjojnë me copy paste sloganin “TË HEQIM NJË HERË EDIN PASTAJ E HEQIM DHE LYLIN, SE ME EDIN JEMI NË OPOZITË” duke mos arritur të kuptojnë se për aq kohë sa Lyl Sorosi të jetë në krye të PD, Edi i Soros do të ikë kur të vdesë në mos ja lëshoftë vendin Erit të Soros sps Lyl Sorosi kurrë s’ka pasur për detyrë funksionale nga Soros ardhjen në pushtet të PD e cila i duhet si zombie (siç ka përfunduar) vetëm si patericë e Rilindjes!

Mbi këtë hall është ndërtuar dhe e gjithë propaganda antiamerikane nga zyrat e SHQYP sikur Administrata Trump po mbështet të Keqen Rama dhe se e keqja nuk na vjen nga Soros por nga Trump!

Një shpjegim paraprak për Politikën e SHBA është i nevojshëm për të shpjeguar rolin e SHBA në lidhje me rolin e saj mbi pushtetin, opozitën dhe në rotacionin politik në Shqipëri!

NË WASHINGTON QË NGA MBARIMI I LUFTËS SË FTOHTË KA 2 DOKTRINA TË POLITIKËS SË JASHTME:

DOKTRINA E DEMOKRATËVE
që krijon dhe shpik faktorë të cilët i shpërndan nëpër botë (siç ka ndodhur me EDvErin, Eri Plehri, Lyl Sorosin të lobuar nga Soros)

dhe

DOKTRINA REPUBLIKANE që bazohet te teza e Shkopit dhe Karrotës (“KËRBAÇIT DHE KULAÇIT”)! Sipas doktrinës republikane në vendet mike nuk krijohen faktorë të rinj por mbështeten ata që janë në gjëndje të mbështesin interesat amerikane dhe garantojnë stabilitetin dhe zhvillimin e duhur në vendin e tyre, dhe po ashtu refuzohen ata faktorë që i cënojnë interesat amerikane dhe stabilitetin e kërkuar!

Kur një faktor politik i caktuar i papërshtatshëm është në pushtet por rrezikohet që me zëvendësimin e tij situata dhe interesat amerikane të përkeqësohen edhe më shumë, atëhere kjo e keqe lejohet të rrijë në pushtet për aq kohë sa nuk ka faktorë opozitarë të besueshëm për interesat amerikanë për t’i inkurajuar që të vijnë në pushtet!
Sepse:
“Një e Keqe e Mbetur është më pak e keqe se sa një e Keqje që Vjen, sepse E Keqja e Mbetur është në ikje dmth më pak e dëmshme, ndërsa ajo që vjen do të prodhojë një dëm më afatgjatë dhe është më e vështirë të korigjohet”.

Për Doktrinën Republikane ka më shumë rëndësi kush vje në pushtet se sa kush është në pushtet sepse risku i përkeqësimit është i papranueshëm në një vend mik pasi mbahet dhe përgjegjësi për të! Siç ndodhi me Reformën Soros në Drejtësi psh! Por më mirë një e keqe e mbetur dhe në ikje por e kontrolluar se sa përgjegjësi për të sjellë një të keqe dhe më të madhe me dëme më të mëdha që do të sillnin edhe përgjegjësinë e SHBA si shkaktare!

Kthehemi në influencën amerikane në Shqipëri sipas Doktrinës Republikane tani:

Nëse shohim sjelljen e Ambasadës pa Ambasador në Tiranë ajo është një ambasadë që drejtohet veç nga njerëz antitrump të mbetur që nga koha e Obamës (ka funksionuar si një Ambasadë e Soros dhe jo e Trump) ndaj dhe pa ardhur ambasadorja e parë e emëruar nga Trump është e kotë dhe e pavlerë të presim diçka nga kjo Ambasadë sot siç deri më sot! Kur të vijë Ambasadorja e re e emëruar nga Trump mund t’a gjykojmë sjelljen e kësaj Ambasade por t’a harrojë kushdo se vjen për të sjellë në pushtet Lyl Sorosin i cili është edhe autori që shpërndau fake news-in sikur kjo ishte ambasadorja e Soros! Ashtu siç ka bërë dhe me Palmer!

Nëse i referohemi zyrtarëve amerikanë në SHBA përfshi edhe Palmer, qëndrimi amerikan ka qenë i qartë më shumë se kurrë: ASNJË KONÇENSION POLITIK (FAVOR) PËR LIDERSHIPIN DHE KURSIN POLITIK TË LYL SOROSIT!

Sepse Administrata Trump nuk është aq idiote sa të kontribuojë për zëvendësimin e gjysmës së copës … (së keqe) mavi të Soros me gjysmës së copës … (së keqe) blu po të Soros sepse ata nuk synojnë një riciklim të së keqes dhe fundosjen dhe mbytjen e Shqipërisë në një humnerë fekalesh politike pa shpëtim!

Administrata Trump ka kuptuar me kohë që Shqipëria nuk ka asnjë shpëtim nga riciklimi i të Keqes së tranzicionit! Gjendja e rëndë ku ndodhet Shqipëria përcakton një kufi të ekzistencës dhe nuk mund të bëhet më asnjë eksperiment pasi rrezikohet vdekja klinike e një Kombi, Vendi mik dhe aleat për interesat amerikane në Rajon!

Për më tepër që sot më shumë se kurrë, në Administratën Amerikane janë të qartë se Axhenda e Lylit është axhenda e një diversanti AntiTrump të Soros që ka për detyrë dhe ja ka dalë përfundimisht të shkatërrojë krejt PD por edhe gjithë Opozitën e derisotshme! Sot nuk ka më PD por një SHQYP të mbushur plot e përplot me lylzimsa, krejt të paaftë për të qeverisur një lagje dhe le më gjithë Shqipërinë!
Nëse këtë e paskemi kuptuar ne, ata e kanë lexuar këtë skenar deri në faqen e fundit!

Në çdo rast të mbështetjes së Gjysmës së “Klikës Politike AntiShqiptare të Tiranës” (etiketim i F. Shkrelit, ishDrejtori i VOAs për EuroAzinë në kohën e Administratës Reagan-Bush) dmth të Lyl Sorosit dhe Kolonës së Pestë të Soros në PD, SHBA do të mbante përgjegjësi për çimentimin pa shpëtim të një sarkofagu bosh të një Shqipërie të shpopulluar përgjithmonë sps do të vriste çdo shpresë për lindjen e faktorëve të rinj politik!

Ndaj dhe Administrata e Trump as e shkon ndër mend që të bëhet pjesë e kësaj loje të ndyrë të Soros me Shqipërinë! Për ata që nuk e kuptojnë se pse Soros ka mundësi ti kundërvihet politikës së Trump duhet të mësojnë se SHBA është nje vend demokratik dhe Soros përfaqëson një aktor demokrat pranë Partisë Demokratike Amerikane që e mbrojnë ligjet amerikane dhe ai është i lirë të bëjë atë që bën për aq kohë sa ai respekton ligjet e SHBA në SHBA! Mos harroni që në SHBA për shkak të Kushtetutes ka edhe parti naziste apo komuniste!

Ndaj teza idiote që u ka shpërndarë me copy paste Lyli Lylzimsave të tij “Që e keqja nuk është Soros por Trump sepse po te donte Trump e fshinte Sorosin nga faqja e dheut” është pjesë e propagandës antiamerikane të SHQYP si hapi i fundit i ndyrë i Soros nëpërmjet Lyl Sorosit për të legjitimuar “Rilindjen si një e Keqe më e vogël dhe në ikje për SHBA dhe Administratën Trump se sa PD e cila është bërë çerdhja e antiamerikanizmit dhe është vegël e rusëve”!

Administrata Trump, për aq kohë sa i takon të harxhojë për Shqipërinë dhe shqiptarët, ka pritur por edhe inkurajuar qartë lindjen e faktorëve të rinj politik opozitarë që janë në gjendje të jenë të besueshëm si për shpëtimin e Shqipërisë ashtu edhe për garantimin e interesave amerikane në rajon!

Mesazhi i Marsit 2019 erdhi shumë i qartë nga kjo Administratë (E. Biberaj): “Kjo Klasë Politike ka vdekur dhe i vetmi shpëtim mund t’i vijë Shqipërisë dhe mbështetje nga SHBA veçse nëse lindin faktorë të rinj politik atdhetar dhe kombëtar që janë në gjendje të marrin atë rol që morën pishtarët e demokracisë në Dhjetor 1990”!

SHBA janë të qartë prej 2 vjetësh se çdo mbështetje sado e vogël për Lyl Sorosin (që përfshin edhe sjelljen e tyre ndaj EDvErit të Soros) do të pengonte rëndë krijimin dhe forcimin e çdo faktori të ri politik sepse është e qartë që ca nga dëshpërimi e ca nga servilizmi shumica dërrmuese e aktivistëve dhe opozitarëve do t’i futeshin përsëri në çadër Lylit dhe ai përsëri do ti merrte në qafë siç bëri në 2017 por këtë herë kjo do të ishte vendimtare si vdekje përfundimtare për Shqipërinë e cila po zhbëhet sipas Axhendës Soros (të zbatuar nga EDveri me ndihmën e Lylit Patericës) për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë të buruar nga Memorandumi i Vaso Çubriloviç për Dëbimin e Shqiptarëve nga Ballkani të prezantuar në 1937 para Akademisë së Shkencave të Serbisë!

Ndaj dhe një mbështetje sado e vogël amerikane për Lyl Sorosin do të vriste përfundimisht shpresën se në Shqipëri mund të krijohen faktorë të rinj politik opozitarë dhe kjo do të ishte guri i varrit përfundimtar për shpresën se “Shqipëria mund të bëhet”!

Ndaj dhe ky është momenti që gjithkush t’a marrë seriozisht mbështetjen e Koalicionit Qytetar 🇦🇱Për Shqipërinë🇦🇱 si i vetmi faktor politik konservator patriotik sovranist pro-amerikan anti-establishment dhe anti-soros që përfaqëson dhe garanton në mënyrën më të mirë si interesat e shpëtimit të Shqipërisë dhe garanton ato Amerikane në Rajon për aq sa i takon!

Ndaj dhe duhet t’a kuptoni se qëndrimi amerikan i Administratës Trump deri më tani ka qenë më i favorshmi i mundshëm për Shqipërinë dhe ka qenë e vetmja mënyrë brenda doktrinës republikane të politikës së jashtme për të inkurajuar mobilizimin dhe bashkimin e shqiptarëve pranë faktorëve të rinj politik ku krijimi i Koalicionit Qytetar 🇦🇱Për Shqipërinë🇦🇱 është produkt i drejtpërdrejtë i kësaj fryme dhe filozofisë trumpiste valët e të cilës po përhapen në gjithë Evropën dhe më së fundi edhe në Shqipëri!

Ndaj dhe ka ardhur koha që çdo kush që kërkon shpëtimin e Shqipërisë të bëhet gati të mbështesë Koalicionin Qytetar 🇦🇱Për Shqipërinë🇦🇱 si i vetmi formacion politik që është në gjendje të bashkërendojë interesat më imperative të shqiptarëve por edhe ato amerikane në Rajon, duke krijuar një garanci të paktën për 50 vitet që vijnë!

Gjths dëshirojmë t’ju kujtojmë se vonesa e e shqiptarëve apo e mbështetjes së duhur amerikane është vetëm faji juaj që keni kaq indiferent dhe pasiv madje edhe oportunist ndaj kësaj Opozite Kuislinge si Patericë e Rilindjes së Soros dhe kaq skeptik dhe pasiv për të mbështetur mjaftueshmërisht krijimin e Koalicionit Qytetar 🇦🇱#PerShqiperine🇦🇱!

P.s. Pikërisht kjo politikë amerikane në favor të interesit më të madh të shqiptarëve, ka qenë edhe arsyeja se pse SHQYP është kthyer në folenë e qyqeve të Soros që klithin dhe kakarisin në favor të propagandës antiamerikane e cila në fakt është edhe nxjerrja e frymës së fundit para ngordhjes:
“QENI PARA SE TË NGORDHË SHKON DHE DHJET TE DERA E XHAMISË APO KISHËS” thonin dikur!

(Foto ilustruese nga Ekspozita e Piktorit të Madh Avni Delvina “THE DONALD” – 20 Shkurt 2019, event artistik i pasqyruar në qindra media të huaja në të katër anët e globit përfshi edhe Breitbart apo VOA – Zëri i Amerikës por i refuzuar totalisht nga i gjithë stafi i U.S. Embassy-Tirana sepse aty të gjithë ata që kanë mbet janë kundër Trump dhe proSoros!)

*Një ndër përfaqësuesit e Koalicioni Qytetar 🇦🇱Për Shqipërinë🇦🇱

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.