Ambasadorokracia/Paraja dhe pushteti triumfojnë mbi ligjin dhe demokracinë, mos ki ndrojtje tregoje këtë gjë!

Déjà Vu-ja e muajve të fundit të Donald Lu-së

Nga Natan Haasnoot


Diçka shumë interesante ndodh tek ambasadorët e huaj në Shqipëri, kur janë drejt përfundimit të mandatit të tyre: fillojnë të veshin kostume popullore shqiptare dhe pozojnë për kopertina revistash shqiptare. Çfarë kontrasti i madh krahasuar me fillimet e detyrës, kur ata shfaqen të përulur, veshur me kostume serioze dhe me dëshirën për t’i qëndruar larg medias. Atëhere janë të pavarur, të paanshëm e profesionalë, mbi të gjitha!

Por kur arrijnë muajt e fundit të detyrës, e vërteta është e qartë dhe ata nuk kanë më frikë ta tregojnë hapur atë. Ata janë bërë pjesë e skenës politike shqiptare, kanë lëpirë dhe janë lëpirë nga të tjerë, kanë dhënë e kanë marrë shqelma, dhe janë bërë të ndyrë dhe të neveritshëm si gjithë të tjerët.

Karriera mund t’i çojë ata në vende të tjera, por në zemrën e tyre ata do të mbajnë gjithnjë mësimet e vyera që nxorrën gjatë darkave të kushtueshme në Kryeministri dhe në restorantet luksoze të Tiranës, duke u nderuar nga oligarkët e vendit: paraja dhe pushteti triumfojnë mbi ligjin dhe demokracinë—dhe mos ki ndrojtje për ta treguar këtë gjë!

Loading...

Dhe me këtë intuitë të sapofituar, diplomatët tanë të huaj flakin tutje edhe grimcën e fundit të turpit dhe të diplomacisë që mund t’ju ketë mbetur.

Këto mendime më erdhën në mendje sapo pashë një “shfaqje mode” organizuar nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, në të cilën stafi i saj tregoi publikisht “jo vetëm zejtarinë e bukur dhe të veçantë, por edhe kulturën dhe artin e Shqipërisë, të cilat u kaluan nga brezi në brez.”

Sa mirë, mendova me vete, që këta vinë vërdallë në këto veshje ceremoniale, luksoze, prodhuar nga ata që nuk kanë mundësi t’i veshin, për ata që i meritojnë më pak nga të gjithë t’i veshin!

Ju kujtohet kur 4 vjet më parë, Ettore Sequi u fotografua i veshur me një veshje të ngjashme nga fotografi Roland Tasho pak muaj para se ai të largohej nga zyra si ambasador i BE-së?

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.