Ambasadori i Britanisë së Madhe në zyrën e Lulzim Bashës, ja çfarë do diskutohet

Pas takimeve në Bruksel dhe protestave para Parlamentit, faktori ndërkombëtar po vazhdon takimet me partitë e opozitës.

Sot në zyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur ambasadori i Britanis së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Kryediplomati anglez pritet të zhvillojë një bisedë kokë më kokë kreu e opozitës, lidhur me zhvillimet e fundit politike, djegin e mandateve, largimi i deputetëve në lista, si  dhe protestat të cilat janë shoqëruar me akte dhune.

Thirrja

Disa ditë më parë, Ambasadori i Britanisë në Tiranë i ka bërë thirrje opozitës që të protestojë, por duke zhvilluar këto tubime në rrugë paqësorë.

Sipas tij dhuna minon demokracinë. “Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna minon demokracinë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe parimet e një proteste paqësore”, shkruan ai.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.