Ambasadori i BE Luigi Soreca: Sa me shpejt të fillojë reforma zgjedhore…

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka kërkuar ditën e sotme që të vazhdojë puna për reformën zgjedhore.

Me një deklaratë për mediat, Soreca thotë se kjo reformë është kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Deklarata e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca:

Loading...

‘Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar. Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it. Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019.’

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.