Aleksandër Vuçiç “zbulon” prapavijën e dorëheqjes së Haradinajt

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua popullit serb me një deklaratë mëngjesin e sotëm pas dorëheqjes së Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

 

Ai e quan dorëheqjen e tij me prapavijë politike për të rritur popullaritetin dhe se tani po “bëhet një hero”. Vuçiç thotë se Serbia duhet të reagojë me qetësi, maturi dhe pa eufori sepse siç thotë ai, nuk ka arsye për festë.

“Jeta e serbëve në Kosovë pas kësaj do të jetë edhe më e vështirë dhe urrejtja ndaj tyre është edhe më e madhe”-tha Vuçiç në fillim të fjalës së sotme për qytetarët e Serbisë, duke shtuar se të gjitha faktet dhe pasojat e këtij akti po shqyrtohen.

Ai shtoi se Haradinaj do të kthehet nga Gjykata Speciale si fitimtar, edhe më i fortë dhe më popullor para zgjedhjeve të ardhshme në Kosovës.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.