Aktorja e njohur gjendet e vdekur në shtëpi

Modelja, aktorja dhe prezantuesja e njohur Annalisse Brrakensiek është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Sydney të Australisë.

Miqtë e saj filluan të shqetësoheshin për të dhe pas kërkimeve, policia gjeti trupin e saj të pajetën në Potts Point në pasditen e së dielës.

Një zëdhënëse e policisë ka sqaruar se ende nuk është zbuluar identiteti i qartë dhe po bëhet ekzaminimi i plotë për të përcaktuar arsyet e vdekjes.

Annalisse u bë e njohur për publikun që prej moshës 16-vjecare si modele, më pas mori pjesë në një reality show, ndërsa vitet e fundit ishte vullnetare në organizatat për parandalimin e vetëvrasjeve.

Ajo u martua me Danny Goldberg në vitin 2002 dhe u divorcua në vitin 2018.

Ndarja mund të ketë rënduar gjendjen e saj psikologjike duke i shkaktuar vetëvrasje, por ende mbetet për tu zbuluar një gjë e tillë.

Modelja ishte 47-vjeçare.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.