AKSIDENTOI NJË VAJZË 10-VJEÇARE, MINISTRJA KROATE JEP DORËHEQJEN

Ministrja kroate Gabrijela Zalac ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim i ministres vjen pasi të shtunën e kaluar ajo e ka goditur me makinë një fëmijë, ndërsa udhëtonte pa patentë.

Pritet që kryeministri i vendit Andrej Plenkovic të vendosë nëse do e pranojë dorëheqjen e saj apo jo.

“Më e rëndësishmja është se vajza është mirë”, ka thënë Plenkovic.

“Sa i përket patentës, ky është lëshim, pakujdesi. Mirëpo, kjo nuk është vepër penale, është kundërvajtje. Ajo e ka paguar dënimin, do ta nxjerrë lejen e drejtimit të sajë”, ka thënë Plenkovic, duke pohuar se ministrja ka ofruar dorëheqje dhe ai ka menduar për këtë nga e shtuna.

Mediet e rajonit kanë bërë të ditur se aksidenti është shkaktuar pasi  vajza 10 vjeçare ka vrapuar pa kujdes në rrugë dhe i ka dalë përpara ministres. Sa i përket lejes së drejtimitt, ajo në fakt e ka pasur, por të skaduar dhe ka thënë se ka harruar ta marrë të riun.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.