Ai, shërbëtori, është shërbëtor apo ç’dreqin është? …

Dritan Shano

Ju ftoj të imagjinoni një shtëpi ku shërbëtori i bërtet dhe ulëret pronarit, i cakton me forcë ku do kalojë nëpër shtëpi, ku do rrijë dhe çfarë do hajë pa e pyetur, nuk ja ajris, nuk ja pastron dhe nuk ja rregullon shtëpinë edhe pse është marrë në punë vetëm për këtë gjë; nga ana tjetër i jep mend, e quan qen, idiot dhe debil, i vjedh rregullisht ushqim nga frigoriferi dhe lekët nga xhepat e sirtarët, dhe ja jep këto lekë shokëve dhe kushërinjve të vet që rrijnë poshtë dritares, i punon rrengje pas rrengjesh çdo ditë e më të zeza; dhe atëhere ku më në fund pronari shtrohet në tavolinë për të ngrënë, i kërcen sipër tavolinës dhe i bën shurrën mbi ushqim duke ju skërmitur, dhe kur pronari fillon të protestojë për të gjitha këto, i thotë hajde bëjmë dialog njëherë.

Nuk ju duket sikur edhe në këtë Shqipërinë tonë, shërbëtori ynë (qeveria) bën si i do qejfi, kur i do qejfi, flet, trash zërin dhe urdhëron papushim sa vetëm ai dëgjohet, asnjëherë nuk ka faj për gjërat që nuk bën edhe pse janë detyrë e tij, ndërsa pronarët (populli shqiptar) një e nga një po mbledhin plaçkat e po ikin nga shtëpia ku nuk i ka mbetur më as ushqim, as para, as e nesërme?

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.