Adriatik Llalla bleu toka në Tiranë me 1000 lekë e rivlerësoi 8000 lekë (DOKUMENTAT)

Ish Kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla ka blerë “një fshat të tërë” në periferi të Tiranës, në krahun e djathtë sa nis e mer udhë autostrada Tiranë- Elbasan.  Njeriu që për 5 vjet me radhë ishte kryegardiani i luftës kundër krimit dhe korrupsionit, po rezulton një njeri i zhytur thellë në afera të errëta, që e kanë bërë me sa duket, të sigurojë një jetë përrallore për familjen e tij dhe të ndërtojë një perandori të tërë me prona të patundshme, nëpërmjet nje skeme te paster e klasike të pastrimit të parave të pista.Bëhet fjalë për fshatin Qeha Shytaj pjesë e Njësisë Administrative Petrelë, e cila është një prej zonave më të lakmuara nga pasanik

Më poshtë me prova dhe dokumenta kemi sipas ekspertëve të fushës, rastin më tipik të pastrimit të parave të pista të fituara në mënyrë të paligjshme. Një rast që lidhet me faktin më të bujshëm me të cilin publiku shqiptar e lidh tashmë Adriatik Llallën: Blerjen e një fshati të tërë në periferi të Tiranës.

Në fshatin Qeha Shytaj në Komunën Baldushk, në krahun e djathtë sapo nis e mer rrugën nëpërmjet autostradës, drejt Elbasanit. Atje z. Llalla zotëron katër superparcela toke të cilat i ka blerë nga persona “guackë” që fshehin pronarin e vërtetë, me çmimet më qesharake, e për ti rivlerësuar brenda shumë pak kohe, me një çmim shumë herë më të lartë.

Tre hapat që ka ndjekur në këtë rast z. Llalla për të realizuar këtë operacion të errët, janë:

Loading...

E para, një person që punon punëtor i thjeshtë në një spital shumë të njohur privat në Tiranë, me një pagë prej 30 mijë lekësh në muaj, që banon në Dajt, blen për 45 milionë lekë një tokë anënën krejt tjetër të kryeqytetit nga persona që po verifikohen se kanë patur probleme me Prokurorinë dhe me Llallën atë kohë.

E dyta, ky person “guackë” i përdorur për të fshehur shitësit e realë, pas pak ditësh e rishet tokën me të njëjtin çmim të blerë me letra, tek Adriatik Llalla. I cili bëhet pronar toke me 1 000 lekë metri katror.

E treta, vetëm pas pak javësh Adriatik Llalla e rivlerëson po të njëjtën tokë, pa bërë asnjë investim dhe pa ndodhur asnjë luhatje çmimesh në treg, me një vlerë mbi 8 herë më të lartë duke ia çuar çmimin e metrit katrorë të tokës së vet, plot 80 mijë lekë metri. Dhe toka që vlente 4.5 milionë lekë kur e bleu Llalla, tani u vlerësua në rreth 350 mijë dollarë.

Me siguri që ky rast do të futet në leksionet e kriminologjisë si një kazus për të shpjeguar sesi zyrtarët e korruptuar, tentojnë të pastrojnë paratë e fituara gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.