Abuzimi i 13-vjeçares, Aurela Gaçe: Marshova për të gjitha rastet….

Dhjetëra pjesëtarë të shoqërisë civile kanë marshuar sot në Tiranë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke marrë shkas nga rasti i 13 vjeçares së abuzuar në Kavajë.

Ndër ta ishin dhe emra të njohur të ekranit shqiptar, si Rudina Dembacaj dhe Aurela Gace.

Në një postim në Instagram, diva e muzikës shkruajti se marshoi kundër abuzuesve të çdo lloj forme.

Ndër të tjera u shpreh se në këtë shoqëri është e nevojshme të dhurohet sa më shumë dashuri.

Aurela Gace:

Nuk marshova në heshtje vetëm për një rast , por për të gjitha rastet që di, për të gjitha gratë e vajzat e dhunuara, për ato që kanë humbur jetën , për ato nëna që nuk do të arrijnë më të jenë pranë fëmijëve të tyre , sepse ashtu e vendosi xhelozia, psikopatia e mendja e sëmure e dikujt që nuk do askënd përveç egos së tij prej maçoje e frikacaku. Për të gjitha ato vajza që frika, turpi , i bën të qëndrojnë në heshtje e të marrin plagë shpirti çdo ditë, derisa humbasin jetën për të gjitha ato vajza por edhe djem që mund të jenë përdhunuar( mos t’ju duket çudi, por edhe ata turpi nuk i lë te flasin). Marshova kunder dhunës.
Kundër atyre që u japin të drejtë abuzuesve të çdo lloj forme, me pretekstin se ” mirë ti behet” ” e ka kërkuar” “ka provokuar” …se kushedi çfare ka bërë ajo që e meritoi.

Tmerr . Tmerr. Edhe këtë fatkeqësisht e degjojmë ta shprehin edhe vete gratë.
Sa shumë nevoje kemi . Për dashuri. Isha në marrshim, per tu solidarizuar me ato nëna që mbase vete janë abuzuar , e nuk dinë ndryshe, por ulin kokën e ashtu e mësojne edhe vajzën e tyre, se është turp, se burri të rreh e ti aty e ke vendin, s’ke ç’bën , se kështu është jeta.
Isha në marrshim e në fakt po prisja të shihja ëerfaqësuesit e shoqatave që shpesh me kanë bërë kërkese të jem e pranishme nëpër koncerte, për të mbledhur diçka , për t’u ardhur në ndihmë grave, fëmijëve etj. ..prisja në fakt që të ishin ata nismetaret , që ashtu siç na thonë se një fjali e jotja në një reklame kundër dhunës , sensibilizon’.

View this post on Instagram

Nuk marshova ne heshtje vetem per nje rast , por per te gjitha rastet qe di, per te gjitha grate e vajzat e dhunuara, per ato qe kane humbur jeten , per ato nena qe nuk do te arrijne më te jenë prane femijeve te tyre , sepse ashtu e vendosi xhelozia, psikopatia e mendja e semure e dikujt qe nuk do askend pervec egos se tij prej maçoje e frikacaku. Per te gjitha ato vajza qe frika, turpi , i ben te qendrojne ne heshtje e te marrin plage shpirti cdo dite …derisa …humbasin jeten….per te gjitha ato vajza por edhe djem qe mund te jene perdhunuar( mos t'ju duket çudi, por edhe ata turpi nuk i lë te flasin)….. Marshova kunder dhunes. ……… Kunder atyre qe u japin te drejte abuzuesve te cdo lloj forme, me pretekstin se " mire ti behet" " e ka kerkuar" "ka provokuar" …se kushedi cfare ka bere ajo qe e meritoi☹😢.. …… Tmerr . Tmerr. Edhe kete fatkeqesisht e degjojme ta shprehin edhe vete grate. Sa shume nevoje kemi . Per dashuri😢❤. ……… Isha ne marrshim, per tu solidarizuar me ato nena qe mbase vete jane abuzuar , e nuk dine ndryshe, por ulin koken e ashtu e mesojne edhe vajzen e tyre, se eshte turp, se burri te rreh e ti aty e ke vendin, s'ke c'ben , se keshtu eshte jeta. …… Isha ne marrshim e ne fakt po prisja te shihja perfaqesuesit e shoqatave qe shpesh me kane bere kerkese te jem e pranishme neper koncerte, per te mbledhur dicka , per t'u ardhur ne ndihme grave, femijeve etj. ☹…prisja ne fakt qe te ishin ata nismetaret , qe ashtu sic na thone se nje fjali e jotja ne nje reklame kunder dhunes , sensibilizon 🤔, qe ashtu sic na kerkojne ti ndihmojme ne "figurat " per sensibilizim , po ashtu do te doja t'u degjohej zeri jo vetem sot, jo vetem neper mbledhje forumesh e shoqatash e fushatash televizive ….pse duhej te prisnim iniciativen e disa vajzave te reja ? Ku jeni ju qe nen emrin e ketyre kauzave , na kerkoni mbeshtetje? Po ato grate e vajza , ku perplasen ? #Repost @rudinadembacaj (@get_repost) ・・・ Per nje kauze shume te rendesishme #stopperdhunimit @aurelagaceofficial @pink.movement

A post shared by Faleminderit Zot (@aurelagaceofficial) on

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.