A janë haluçinacione eksperiencat pranë vdekjes? Ja ç’thonë ekspertët

Nga Nill Dagnall & Ken Drinkuotër

Në përpjekjen tonë të pafundme, për të kuptuar se çfarë ndodh pas vdekjes, njerëzit e kanë parë prej kohësh dukurinë e rrallë të përvojës pranë vdekjes, si një ngjarje që nënkupton diçka. Njerëzit që kanë pasur përvoja të tilla, raportojnë shpesh se shohin dhe përjetojnë ngjarje jetë-ndryshuese në “anën tjetër”, si një dritë e bardhë e shndritshme në fund të një tuneli të gjatë, apo ribashkimin me të afërmit e vdekur apo kafshët shtëpiake më të dashura. Por pavarësisht nga natyra në dukje e mbinatyrshme e këtyre përvojave, ekspertët thonë se shkenca mund të shpjegojë se përse ndodhin ato – dhe se çfarë ndodh vërtet.Screen-Shot-2018-12-17-at-09.38.41

Po çfarë janë përvojat afër vdekjes?

Një përvojë afër vdekjes, është një ngjarje e thellë psikologjike me elementë mistikë. Zakonisht ndodh tek njerëz që janë thuajse të vdekur, ose gjatë situatave me dhimbje të forta fizike ose emocionale. Por mund të ndodhin edhe pas sulmeve në zemër apo lëndimeve traumatike të trurit, ose gjatë meditimit dhe sinkopisë (humbja e vetëdijes, për shkak të rënies së tensionit të gjakut). Ata janë çuditërisht të zakonshme, me një të tretën e njerëzve që kanë raportuar se e kanë përjetuar diçka të tillë. Karakteristikat e zakonshme që njerëzit raportojnë, janë ndjenjat e kënaqësisë, shkëputjes psikike nga trupi (si përvoja jashtë trupit ), lëvizja e shpejtë përmes një tuneli të gjatë të errët, dhe hyrja në një dritë të ndritshme.

Kultura dhe mosha, mund të ndikojnë gjithashtu në llojin e përvojës së afër vdekjes që kanë përjetuar njerëzit. Për shembull, shumë indianë raportojnë se takojnë mbretin hindu të të vdekurve, Jamraj , ndërsa amerikanët shpesh pohojnë se e kanë takuar Jezusin. Fëmijët zakonisht përshkruajnë takimin e miqve dhe mësuesve “në dritë”.

Shumica e përvojave të raportuara pranë vdekjes janë pozitive, dhe madje kanë ndihmuar në reduktimin e ankthit të vdekjes, duke e afirmuar jetën, dhe përmirësuar mirëqenien fizike dhe shpirtërore. Megjithatë, disa përvoja të afërta me vdekjen janë negative dhe përfshijnë ndjenja të tilla si mungesa e kontrollit, ndërgjegjësimi për mos-ekzistimin, imazhet djallëzore ose gjykimi i perceptuar nga një qenie më e lartë.

Po përse ndodhin përvojat pranë vdekjes?

Neuroshkencëtarët Olaf Blanke dhe Sebastian Diegez, i kanë ndarë përvoja të tilla në dy lloje. Lloji i parë, i lidhur me hemisferën e majtë të trurit, përmban një ndjenjë ndryshimi të kohës dhe përshtypjen e fluturimit. Lloji i dytë, që përfshin hemisferën e djathtë, karakterizohet nga shikimi ose komunikimi me shpirtrat, dhe dëgjimi i zërave, tingujve dhe muzikës.

Ndërsa është e paqartë pse ka lloje të ndryshme të përvojave afër vdekjes, ndërveprimet e ndryshme midis rajoneve të trurit, prodhojnë këto përvoja të dallueshme ngë njëra-tjetra.

Lobi temporal, luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në përvojat pranë vdekjes.

Kjo zonë e trurit, është e përfshirë në përpunimin e informacionit ndijor dhe kujtesës. Prandaj aktiviteti jonormal në këto lobe, mund të prodhojë ndjesi dhe perceptime të çuditshme.

Përkundër disa teorive që përdoren për të shpjeguar përvojat afër vdekjes, një shpjegim shterrues për atë që e shkakton mbetet i vështirë. Njerëzit fetarë, besojnë se përvojat afër vdekjes sigurojnë dëshmi për jetën pas vdekjes – në veçanti, ndarjen e shpirtit nga trupi.

Ndërsa shpjegimet shkencore për përvojat pranë vdekjes përfshijnë depersonalizimin , që është ndjenja e shkëputjes nga trupi juaj. Astro-fizikanti Karl Sagan madje sugjeroi se stresi i vdekjes prodhon një kujtim të lindjes , duke sugjeruar se “tunelit” që shohin njerëzit, është një ri-imagjinim i kanalit të lindjes.

Por, për shkak të natyrës së çuditshme të këtyre teorive, janë shfaqur edhe shpjegime të tjera. Disa studiues pohojnë se endorfina që çlirohet në trup gjatë ngjarjeve të rënda, mund të prodhojë diçka të ngjashme me përvojën afër vdekjes, veçanërisht duke reduktuar dhimbjen dhe duke rritur ndjesitë e kënaqësisë.

Ngjashëm, anestezikët sikurse është ketamina, mund të simulojnë karakteristikat e përvojës pranë vdekjes, siç janë përvojat jashtë-trupore. Teori të tjerë sugjerojnë se përvojat pranë vdekjes lindin nga dimetiltriptamina (DMT), një droge psikodelike që gjendet natyrshëm tek disa bimë.

Rik Strasman, profesor i psikiatrisë, vërejti në një studim të viteve 1990-1995, se njerëzit kishin pasur përvoja pranë vdekjes dhe mistike pas injektimit të DMT.

Sipas Strasman, trupi çliron DMT në mënyrë të natyrshme në lindje dhe vdekjen e tij. Megjithatë, nuk ka prova bindëse për ta mbështetur këtë pikëpamje. Në përgjithësi, teoritë e bazuara tek kimia nuk kanë saktësi, dhe s’mund ta shpjegojnë spektrin e plotë të përvojave pranë vdekjes.

Ndërkohë hulumtuesit, i shpjegojnë përvojat pranë vdekjes edhe nëpërmjet anoksisë cerebrale, ose mungesës së oksigjenit në tru. Një studiues, zbuloi se pilotët e avionëve, që kishin përjetuan një gjendje të pavetëdijshme gjatë përshpejtimit të udhëtimit më avion, përshkruanin tipare të ngjashme me përvojën afër vdekjes, sikurse është vizioni i tunelit.

Mungesa e oksigjenit, mund të shkaktojë bllokim të lobit temporal, gjë që shkakton haluçinacione. Këto mund të jenë të ngjashme me një përvojë afër vdekjes. Por shpjegimi më i përhapur për përvojat pranë vdekjes, është hipoteza e trurit që vdes.

Kjo teori sugjeron, se përvojat pranë vdekjes janë haluçinacione të shkaktuara nga aktiviteti në tru, kur qelizat fillojnë të vdesin. Meqenëse këto ndodhin gjatë kohëve të krizës, kjo do të shpjegonte historitë e të mbijetuarve. Problemi me këtë teori, edhe pse e besueshme, është se nuk arrin të shpjegojë gamën e plotë të karakteristikave që mund të ndodhin gjatë përvojave afër vdekjes, apo edhe faktin se përse njerëzit kanë përvoja jashtë-trupore.

Aktualisht, nuk ka asnjë shpjegim përfundimtar se pse ndodhin përvojat pranë vdekjes. Por kërkimet e vazhdueshme, përpiqen ende të kuptojnë këtë fenomen enigmatik. Pavarësisht nëse janë apo jo paranormale ose jo, përvojat pranë vdekjes janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Ata ofrojnë kuptim, shpresë dhe qëllim për shumë njerëz, duke ofruar një vlerësim të dëshirës njerëzore për të mbijetuar pas vdekjes.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.