A gënjeu Edi Rama në Top Story, për drogën, kryeprokuroren dhe Tahirin?

Gjatë intervistës ku ka bërë një bilanc të vitit 2017 në Top Story Edi Rama jo gjithmonë ka thënë të vërtetën. Lapsi.al i ka ndjekur me vëmendje të gjitha pikat e nxehta të bashkëbisedimit me Sokol Ballën nga të cilat rrezulton se Rama ka dredhuar kur u pyet për kanabisin dhe pretendimin e tij se ai nuk ekzistonte si fenomen.

Rama pretendoi se ai nuk e ka thënë asnjëherë këtë por se ai ka pretenduar vetëm se perceptimi është i ekzagjeruar ngaqë ardhja e rilindjes në pushtet ka liberalizuar informacionin dhe ka bërë publike komunikatat e policisë.

Loading...

Por ende askush nuk e ka harruar se Rama organizoi që në vitit 2015 një konferencë pompoze me policinë të quajtur “Antidroga një histori suksesi” ku pretendohej se ishin zhdukur 99.8 % e parcelave. Askush nuk e ka harruar gjithashtu se ai i gjuante makineri balte dhe media kazani të gjithë ata që denonconin kanabizimin e Shqipërisë. Madje për më tepër ai përdori si alibi edhe diplomatët e huaj duke thënë se nëse në Shqipëri kanabisi do të qe problem do të kishin folur ata. Vetëm pasi shefi i antimafias italiane, Franko Roberti tha se nga Shqipëria po vinte shumë më tepër drogë se më parë dhe kur për këtë fenomen filluan të flasin mediat më të mëdha të botës, Rama e ndryshoi pllakën. Prandaj Rama nuk thotë të vërtetën kur sot pohon se nuk e ka mohuar ndonjëherë ekzistencën e hashashit.

Pika e dytë është pohimi se ai nuk e hoqi Sajmir Tahirin për kanabisin por se i qëndron mendimit se ai e shkarkoi atë si ministër për të forcuar fushatën elektorale të PS-së. Tashmë gjithkush e di se Rama e ka bërë këtë lëvizje pas presionit ndërkombëtar dhe dosjes që i lanë mbi tryezë diplomatët e huaj ku nënvizohej përfshirja e ish krahut të tij të djathtë në aktivitete të paligjshme.

Pika e tretë ku Rama bllofoi isht mënyra se si u zgjodh prokurorja e përkohshme Arta Marku. Kur Sokol Balla i bëri një pyetje therëse se është hera e parë në pluralizëm (rastet Maks Haxhia, Albert Rakipi, Dhori Sollaku, Ina Rama) që shefi i institucionit të akuzës zgjidhet me votat e një parte të vetme, kryeministri u mundua të krijoi mjegull. Ai fillimisht tha se Arta Marku vjen nga shtresa e të persekutuarve, pastaj përdori alibinë pse do ma linte ShBA dhe BE ta kapja unë prokuroren dhe pastaj gënjeu kur tha se ajo u zgjodh vetëm me 79 vota se PD pengoi procesin (në fakt kur të gjithë e dinë se atë e pengoi shoqëria civile).

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.