FOTO/ Udhëtimi i Armina Mevlanit në Paris, blogerja shqiptare e zgjedhura e ‘Givenchy’

Si një ndër blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm, Armina Mevlani ka arritur disa suksese të njëpasnjëshme. Pak muaj më parë, Armina u përzgjodh ambasadore nga firma e njohur e prodhimit të verave dhe shampanjave në Francë, ‘Moet & Chandon’.

Në rolin e ambasadores, Armina ka udhëtuar në vendet më të bukura të Europës. Më i fundit ishte ai në Mikonos ku blogerja shqiptare ishte prezente në të gjitha eventet e organizuara nga ‘Moet & Chandon’.

Loading...

Së fundmi nga ‘Instagram’-i i Arminës kemi zbuluar se ajo ka udhëtuar drejt Parisit në eventet e organizuara nga ‘Givenchy’. Blogerja ka treguar përmes fotove se udhëtimi në Paris ishte për të prezantuar linjën e ‘make up’-eve dhe parfumit të ri të ‘Givenchy’.

ImageImage

Më tej ajo ka zbuluar se në festën private të organizuar nga kjo markë e njohur ishin shumë pak njerëz të ftuar, prej të cilëve, Olivia Culpo, blogere shumë e njohur dhe ish-miss Amerika.

Blogerja shqiptare ka realizuar dhe një ‘photoshoot’ gjatë festës së ‘Givenchy’ dhe fotografitë nuk ka ngurruar që t’i ndajë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’./revistawho

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.