“Dil se po ta vrasin”/Zhdukja e mistershme e nipit dhe dajës në Shkodër, ikën pa gjurmë

Teksa kanë kaluar tre javë nga zhdukja e dy personave, dajë e nip në qytetin e Shkodrës, ende nuk ka asnjë informacion apo gjurmë për jetën e tyre. Personat e zhdukur janë Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj, të cilët janë parë për herë të fundit më 23 gusht.

Loading...

Paraprakisht policia dyshon se ata janë vrarë, pasi hetuesit nuk kanë mundur të zbulojnë asnjë gjurmë apo të dhënë për ekzistencën e tyre.

Motori i 57-vjeçarit Gëzim Hysaj u gjet rreth 4 ditë pas zhdukjes së tij, në një godinë të braktisur tek Ura e Spatharit në Vaun e Dejës. Ende nuk dihet se si ka arritur motori në atë vend.

Herën e fundit që ka folur me familjarët, Hysaji ka thënë bashkëshortes se do të dilte me shokët në Shkodër për të pirë kafe.

Dyshimet e para:

Fillimisht u dyshua për ndonjë hakmarrje të mundshme mbi konfliktet e nipit të tij Agron Mollaj dhe vrasjen e kryer në vitin 1997.

Sipas ABC News, dyshohet se Gëzim Hysaj u përdor si karrem për të nxjerrë nga shtëpia 47 vjeçarin, nipin e tij. Por kjo pistë hetimi është vënë në dyshim nga dëshmitë e familjareve Mollaj.

Ata kanë treguar se Agron Mollaj u thirr nga jashtë shtëpisë “Dil shpejt se po të vrasin dajën”. Ai ka nxituar me një motor dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për të dy personat.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.