8 shenja që ju ndihmojnë të dalloni një person të sinqertë, nga një hipokrit

Nuk është dhe aq e vështirë të dallosh një person të ndershëm nga një gënjeshtar. Ka shenja që të tregojnë njërin nga tjetri – duhet vetëm të jeni të vëmendshëm.

Ja disa ilustrime që ju ndihmojnë në këtë drejtim.

Hipokritët respektojnë vetëm ata që kanë pushtet.
Njerëzit e ndershëm respektojnë cilindo.

Hipokritët kritikojnë të tjerët, me qëllim që të duken më mirë kur i krahasojnë me ta.
Njerëzit e sinqertë i admirojnë dhe i vlerësojnë të tjerët.

Hipokritët bëjnë thashetheme gjatë gjithë kohës.
Njerëzit e sinqertë thjeshtë shprehin opinionin e tyre.

Hipokritët ndihmojnë të tjerët, vetëm nëse kjo u sjell përfitime.
Njerëzit e sinqertë ndihmojnë të tjerët pa kushte.

Hipokritët i thurin gjithmonë lavde vetes.
Njerëzit e sinqertë nuk rrijnë duke u mburrur për sukseset e tyre.

Hipokritët përpiqen shumë që t’u bëjnë përshtypje të tjerëve.
Njerëzit e ndershëm e kanë të kollajtë t’i bëjnë të tjerët që t’i pëlqejnë.

Hipokritët flasin shumë dhe s’bëjnë asgjë.
Njerëzit e ndershëm gjithmonë i mbajnë premtimet që japin.

 

Hipokritët përpiqen shumë që të tërheqin vëmendjen.
Njerëzit e ndershëm nuk aspirojnë që të jenë qendra e universit.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.