Deputeti i PS i kërkon llogari ministrit : Kjo që ka ndodhur është një super krim

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe i ka shprehur sot shqetësimin e tij për tokat pjellore, ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi.

Përmes një postimi në faqen e tij Braçe shkruan se 10 muaj më parë i ka kërkuar ministrit të ndërhynte e të verifikonte kontratat e dhënies së tokës bujqësore me qera tek biznesmenë të ndryshëm, që s’kanë lidhje me bujqësinë.

Por 10 muaj më pas ai thotë se vazhdon i njëjti krim me tokën bujqësore pasi në të nuk ka të mbjellë as luleshtrydhe, as rukola, as fasule e as oriz.

Postimi i Braçes

Loading...
KRIMI ME SUPER TOKEN BUJQESORE!
10 MUAJ PASI I KERKOVA MINISTRIT TE NDERHYNTE!
10 muaj me pare,
i kerkova ministrit te Bujqesise,
te verifikonte zbatimin e kontratave te
dhenies se tokes bujqesore me qira,
tek biznesmene te ndryshem pa lidhje me bujqesine.
I solla te qarte rastin e nje siperfaqe mbi 100 hektare,
ne Sektor Ferras-njesia Grabian, bashkia Divjake!
Nje kontrate e dites se fundit e qeverise Berisha per Luleshtrydhe, Rukola e Fasule,
ishte nenkontraktuar per te kultivuar oriz mu aty!!!!
10 muaj me pas,
gjendja eshte kjo ne kater fotot e para;
Sic duket, ne toke nuk ka as luleshtrydhe, as rukola e as fasule, madje nuk ka as oriz!
Ka vec ferra!
Toka pas “kultivimit” te orizit u shkaterrua
deri ne kete gjendje!
Ka marre fund-me thane bujqit ne Ferras!
Ky eshte krim me super token bujqesore, minister!
Troc e qarte, krim!
Shihe! Eshte toka me pjellore ne vend!
Nderkohe,
pikerisht ne, kemi ndertuar te gjithe infrastrukturen aty;
Vaditje, kullim dhe rruge.
Nderkohe,
bujqit siper ne koder-Spolata eshte aty,
nuk gjejne me asnje centimeter toke per serat e tyre;
bujqit ne parcelat ngjitur, mirembajne token me punen e shpenzimet e tyre,
madje deri ne bukuri.
Shihini pamjet!
Ndekohe akoma,
ne te Divjakes, vijojme te sherbejme fort per kominitetin,
me sa fuqi mundemi- vaditje e kullim,
sic ne keto foto ne Cerme Sektor,
madje duke shpetuar edhe banesat e fundit,
lene nen meshiren e ujrave!
Diferenca eshte e thelle!
E dini pse?
Sepse prona publike nuk mbrohet si “e jona”,
madje nga “e jona” e dorovisim si “e tyre” dhe,
ata e shkaterrojne si “e jona”! Kaq!
Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.