AKSIDENTI NE FIER/ Kush është VIKTIMA dhe dy të plagosurit

- -, Lajme, Publik TV, Video
0
Idenfifikohet viktima dhe te plagosurit e aksidentit te rende qe ndodhi ne Fier. Aksidenti ndodhi pas mesnate ne aksin Fier-Roskovec.

Policia ben me dije se shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina ka rene brenda ne kanal. Per pasoje ka vdekur ne vend shtetasi Agron Shehaj 52 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu kanë marë dëmtime dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve drejtuesi i mjetit Elton Çobaj dhe pasagjeri tjetër, shtetasi Marsel Shametaj 25 vjeç, banues në Patos.

Informacioni paraprak

Më datë 15.05.2018, rreth orës 02:30, në rrugën Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”, shtetasi E.Ç, 26 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi A.Sh, 52 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu kanë marë dëmtime dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi M.Sh, 25 vjeç, banues në Patos.

Nga testi i alkoolit, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *