52 grekë non grata, reagon Greqia: Nga Shqipëria presim …

Greqia ka reaguar pas shpalljes së 52 qytetarëve grekë si persona ‘non grata’.

Ministria e Jashtme greke ka kërkuar shpjegime lidhur me këtë vendim, të marrë nga Shqipëria pas ngjarjeve të ndodhura në varrimin e Kostandinos Kacifas.

‘Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe.

Loading...

Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve ‘non grata’ prej autoriteteve shqiptare.

Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë’, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.