Behgjet Pacolli e konfirmon: Këngëtarja shqiptare në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë

Ka disa ditë që në media po qarkullon lajmi se Rita Ora ka anuluar ardhjen e saj në Kosovë me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Sipas mediave kosovare, ardhja e këngëtares me origjinë shqiptare bashkë me ekipin e saj dhe akomodimin në Kosovë shkonte 300 mijë euro.

Loading...

Por sërish zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar pjesëmarrjen e këngëtares.

Nga qeveria e Kosovës është mësuar se nuk ka asnjë anulim për festën dhe organizimin e 17 Shkurtit, ndryshe nga çfarë është përfolur në mediat shqiptare.

“Nesër do të aprovohet buxheti në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, kështu që gjithçka do të shkojë sipas planit, sipas Këshillit Organizativ”, shkruhet në deklaratën e qeverisë kosovare.

Kjo e fundit ka konfirmuar se në festën e dekadës së parë të shtetësisë, çdo gjë do të shkojë ashtu siç ka qenë planifikuar: “Krejt çka është planifikuar deri më 18 do të jetë e realizueshme”.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.