48-vjeçari në Rrëshen u ekzekutua në sy të fëmijëve nga vrasës profesionistë

Detaje te reja nga ekzekutimi në prani të familjes i 48- vjeçarit, qe tre muaj më parë i shpëtoi atentatit me eksploziv.

 

 

Armando Gjini, që në zonë e njihnin me emrin Tonin, u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda në makinë.

Automjeti ishte parkuar anës rrugës, para një marketi ku bashkëshortja e tij ndaloi për të blerë diçka për drekë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Rrëshenit, jo shumë larg Katedrales, në orën 11:30.

Screenshot_6-9

Viktima rezulton person i arrestuar nga Polica një vit më parë, pas dyshimeve se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, që drejtohet nga i ashtuquajturi “bari shqiptar i drogës”, Met Kanani.

Ekzekutimi i 48-vjeçarit, Gjoni, duket se është kryer nga vrasës profesionistë, pasi vetëm një gabim i vogël mund ta kishte kthyer këtë ngjarje në përmasa edhe më tragjike. Kjo pasi, në momentin që u qëllua në drejtim të Armando Gjonit, ndërsa ai ndodhej brenda në makinë, bashkë me të ishin dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Me ta ka qenë edhe bashkëshortja e Gjinit, e cila ka zbritur nga automjeti për t’u ndalur në një dyqan. Autorët kanë shfrytëzuar këtë moment dhe janë afruar pranë automjetit duke e qëlluar për ta lënë të vdekur në vend.

Policia ngriti pika, si dhe bëri krehje të zonës me qëllim kapjen e autorit, por ende pa rezultat. “Në qytetin e Rrëshenit, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen. Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit”, bëhet e ditur nga Policia.

Ndërkohë, pas rreth dy orësh nga vrasja e 48- vjeçarit, një makinë u gjet e djegur në zonën e njohur si Kodër Rrëshen. Dyshohet se ky automjet është përdorur nga autorët e vrasjes së Armando Gjinit. Forcat e Policisë e kanë dërguar makinën e gjetur për ekspertizë me shpresën e zbulimit të ndonjë të dhëne, por ka shumë pak gjasa, pasi ajo është e shkrumbuar plotësisht.

Nga ana tjetër, hetuesit nuk bëjnë të ditur nëse kanë gjetur armë brenda automjetit të djegur. Viktima njihej edhe me emrin Tonin Gjini. Tri muaj më parë, atij i vendosën një sasi eksplozivi në sediljen e automjetit. Gjini e diktoi pakon e eksplozivit pasi kishte dërguar fëmijët në shkollë me makinë.

Pas njoftimit të Policisë, bomba shpërtheu menjëherë sapo forcat xheniere e prekën, në tentativë për ta nxjerrë pakon nga makina. Gjini u arrestua në maj të vitit të kaluar, si pjesë e grupit të Meta Kananit, por Gjykata për Krimet e Rënda e la të lirë katër ditë pas prangosjes, duke bërë që Prokuroria për Krimet e Rënda ta hetonte në gjendje të lirë lidhur me dyshimet për përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.