DETAJI TRONDITËS NGA EZKEKUTIMI I AVOKATIT NË QENDËR TË ELBASANIT: AUTORI E PËRSHËNDETI PARA SE T’A QËLLONTE

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit mbrëmjen e së premtes.

Mësohet se autori i maskuar me një kapele ka përdorur një pistoletë me silenciator. Fillimisht ai e ka përshëndetur avokatin me dorë përpara se ta qëllonte.

Ky moment është fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku ndodhi ngjarja. Mirëpo ende policia nuk ka arritur ta indentifikojë autorin, i cili pasi kreu vrasjen u largua menjëherë nga vendgjarja.

Gurra ishte avokat i fisit Çapja si dhe Emiljano Shullazit.

Dyshohet se 50 vjeçari është vrarë për shkak të detyrës së tij si mbrojtës i ligjit, ndërsa jetonte mes Elbasanit dhe Anglisë pasi ishte nënshtetas britanik.

Krimi i rëndë ka ndodhur në një lokal pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, në kohën kur viktima ka qenë i shoqëruar nga disa kolegë të tijë për të parë ndeshjen Shqipëri-Turqi.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.