Ish punonjësi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare amerikane (NSA), Edward Snowden, ka publikuar një aplikacion për telefonat smart që premton se do ju mbrojë nga çdo lloj përgjimi

Snowden, i cili u bë i famshëm për publikimin e sekreteve të NSA-së dhe denoncoi përgjimet masive që qeveria amerikane i bën qytetarëve të saj dhe jo vetëm, tashmë fshihet në Rusi, nga edhe ka publikuar aplikacionin momentalisht vetëm për sistemet android.

Aplikacioni quhet “Haven” dhe pretendon se do mbrojë çdo informacion në telefonin tuaj nga palët e treta dashakeqe.

“Haven është dizajnuar si një mjet për gazetarët investigativë, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe njerëzit në rrezik”, thotë Snowden, raporton Newsbomb.al.

Asnjë nga informacionet që mbledh Haven nuk transferohet në servera të tjerë, që do të thotë se i gjithë informacioni mbetet i sigurtë dhe nën kontroll të plotë nga vetë përdoruesi.

“Imagjinoni sikur e mbyllni laptop-in tuaj në një kasetofortë në hotel – nuk është veprim i sigurtë – por nëse vendosni telefonin tuaj me aplikacioni Haven mbi të, dhe nëse dikush hap kasafortën Haven mund të dallojë ndryshime në dritë, apo edhe në zhurmën që bën kasaforta kur hapet, ndërsa acelerometri dikton dhe regjistron lëvizjet. Kamera e telefonit mund të shkrepë foto të personit të paautorizuar që kryen këto veprime”, shpjegon Micah Lee, gazetari që bashkëpunoi me Snoëden për krijimin e aplikacionit.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.