KUSH DO TE JETE PROKURORI I RI?

- Aktualitet, Lajme
0

Sot do të zhvillohet seanca e parë dëgjimore për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë sot në seancën dëgjimore te Komisioni i Ligjeve që do të zhvillohet në orën 15:00.

Që në fillim të këtij procesi PD e ka cilësuar si të jashtëligjshëm duke akuzuar Ramën se kërkon që të mbyllë dosjet e korrupsionit me prokurorin e përkohshëm që do të caktojë.

Mbyllet zyrtarisht aplikimi për kryeprokuror, kush janë shtatë emrat që dorëzuan dosjet në Kuvend

Është mbyllur zyrtarisht nga Kuvendi procesi i aplikimit për kryeprokuror të ri. Për disa ditë më radhë prokurorë të ndryshëm kanë dorëzuar dosjet e tyre të aplikimit.

Në përfundim të këtij procesi kanë qenë shtatë prokurorë që kanë aplikuar për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Nesër do filloj dhe faza për përzgjedhjen e kryeprokurorit, pasi do të jenë tre nga kandidatët do të jenë në senacë dëgjimore.

Zyrtarizohen shtatë kandidatura, emrat që garojnë

Kandidati i shtatë

Pak minuta nga përfundimi i orarit zyrat te vendosur nga Kuvendi per pranimin e emrave per kryeprokuror te ri, eshte zyrtarizuar dhe kandidatura e shtate. Sipas informacioneve behet me dijese kandidatura e shtate eshte Artur Selmani.

Kandidati i gjashtë

Zyrtarizohet kanditatura e gjashë për kryeprokuror të përkohshëm. Kandidatura e gjashtë e paraqitur në Kuvend është ajo e Ermira Tafanit. tafani deri tani ka mbajtur detyrën e Prokurores së Elbasanit.

Kandidatura e pestë

Zyrtarizohet kanditatura e pestë për kryeprokuror të përkohshëm. Kandidatura e pestë e paraqitur në Kuvend është ajo e Granit Shahut.

Zyrtarizohet kandidatura e 4-t

Besnik Muçi është kandidati i katërt për Kryeprokuror të Përkohshëm i cili ka zyrtarizuar kandidimin sot pak orë përpara skadimit të afatit, sic lajmeroi dje Ulsi Manja.

Zyrtarizohet kandidatura e 3-të, emrat që garojnë deri tani

Zyrtarizohet kandidatura e 3-të për Kryeprokuror të Përkohshëm. Arqile Koça është prokuror në Prokurorinë Përgjithshme dhe kërkon të marrë drejtimin e këtij institucioni.

Zgjedhja e Kryeprokurorit/ Pas Ferdinand Elezit, ja prokurorja tjetër që shpall kandidaurën

Ndërkohë që politika zien nga debati i madh për zgjedhjen e kryeprokurorit dhe teksa sot PS-ja përsëriti ftesën për prokurorët se nesër është afati i fundit për të interesuarit, është zyrtarizuar edhe kandidatura e dytë për prokurorin e përkohshëm të vendit, pas largimit të kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Burime për te sigurta  bëjnë me dije se kandidatura e dytë është e prokurores Arta Marku.

Më herët u publikua edhe kandidatura e prokurorit të Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi i cili mësohet se ka bërë edhe dorëzimin e dosjes me gjithë dokumentet e kërkuara në Kuvendin e Shqipërisë.

Sot, kreu i Komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja theksoi se aplikimet vazhdojnë deri nesër në orën 18:00.

Kujtojmë se pas dorezimit te kandidaturave dhe mbylljes se afatit, faza pasuese eshte seanca degjimore me ta ne Kuvend dhe me tej votimi i thjeshte ne Parlament.

Facebook Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *