11 nxënës shqiptarë helmohen në shkollë, përfundojnë në spital

Një njgarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në shkollën Shefqet Tançi të Bulqizës, ku 11 nxënës kanë përfunduar në spital. Mendohet se të tjerë fëmijë janë helmuar por deri më tani numri i të prekurve është 11.

Nxënësit e klasës së 6-të kanë përjetuar shqetësime si të vjella dhe marrjen mendsh. Nxënësit kanë qenë në orën e mësimit të vizatimit në klasën e tyre dhe kanë përdorur një lloj sapuni për të bërë forma. Vetë nxënësit janë shprehur se pas pak minutash janë ndier keq dhe u kanë nisur problemet shëndetësore.

Të miturit ndodhen në spital dhe po marrin serum. Gjendja e tyre nuk ka shfaqur fatmirësisht komplikacione serioze në asnjë prej fëmijëve.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.