Temperatura të ulëta dhe ngrica edhe në bregdet

Përgatituni për temperatura të acarta.

Që nga pasditja e sotme dhe të paktën për 5 ditë më radhë e gjithë Shqipëria do të jetë në pushtetin e motit të acartë, me akullin që do të mbërrijë edhe në bregdet. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimi e motit për pasditen e sotme dhe nesër.

Reshjet  Sot pasdite dhe nesër priten reshje lokale të dobëta në një pjesë të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet do të jenë në formë dëbore deri në 600m mbi nivelin e detit (në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi).

Image

Temperaturat Ato do të pësojnë rënie të ndjeshme për shkak të masave ajrore arktike, të cilat pritet të qëndrojnë në rajonin tonë deri ditën e martë. Kjo do të sjellë ngrica gjatë natës në të gjithë vendin, ndërsa në vendet malore do të ketë ngrica edhe gjatë ditës.  Më konkretisht, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: -1 / 5 °C

në vendet e ulëta: -2 / 5 °C

në vendet malore: -13 / -3 °C

Era Sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por për momente të shkurtra deri e fortë në zonat malore në Veri.

Image

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.